Paralajmërimi i fortë i kryeministres britanike: Ose marrëveshja ime për Brexit, në të kundërt, asnjë
Kryeministrja britanike Thereza May i paralajmëroi mbështetësit e vijës së fortë të Brexitit në partinë e saj për një shkëputje pa marrëveshje të vendit të saj nga BE.
Kryeministrja britanike Thereza May
Kryeministrja May i paralajmëroi mbështetësit e vijës së fortë të Brexitit në partinë e saj për një shkëputje pa marrëveshje të vendit të saj nga BE. Ose marrëveshja e saj e Brexitit, ose nuk do të ketë marrëveshje. Theresa May u kërkoi kundërshtarëve të saj në Partinë Konservatore që të mbështesin të ashtuquajturin plan të saj të Chequers-it për daljen e Britanisë së Madhe nga BE. Nuk ka mundësi të krahasueshme veç marrëveshjes së planifikuar prej saj, tha ajo në televizionin e BBC-së. “Mendoj se alternativa e kësaj do të ishte që të mos kemi marrëveshje”.
May ndodhet nën presion, sepse negociatat me BE për daljen nga BE në fund të marsit kanë ngelur në vend. Veç kësaj, për shkak të strategjisë së saj të Brexitit ajo ka kohë që është në qendër të kritikave edhe në partinë e saj. Ajo kërkon të krijojë një zonë të tregtisë së lirë me BE dhe të mbajë një pjesë të rregullave të përbashkëta. Shumë mbështetës të Brexitit kërkojnë nga ana tjetër një ndarje të qartë dhe kërcënojnë se do ta bëjnë të dështojë marrëveshjen e negociuar nën drejtimin e saj.
Boris Johnson – njëri nga kritikët kryesorë të partisë
Një nga çështjet më të mëdha të kontestueshme është se si mund të funksionojë një ndarje nga tregu i brendshëm i BE pa vendosur një kufi midis provincës britanike Irlandë e Veriut dhe Republikës së Irlandës, e cila është edhe më tej pjesë e BE dhe si do të kontrollohet transporti i mallrave atje. Sipas një informacioni të gazetës “The Times” kryenegociatori i BE, Michel Barnier po punon për një propozim kompromisi të ri. Këtu bëhet fjalë për përdorimin e teknikave të caktuara, për t’i minimizuar kontrollet në kufi./DW
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.9%
-
I keq
20.3%
-
As i mirë as i keq
37.8%
Vota total: 172
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë
10 Tetor, 22:14
-
BBC anulon intervistën me Boris Johnson pas një gabimi 'të turpshëm'
4 Tetor, 14:57
-
Deklarata e fortë e ish-kryeministrit britanik: Netanyahu më vuri pajisje përgjimi në tualetin e zyrës
3 Tetor, 20:30
-
Boris Johnson thyen protokollin mbretëror, zbulon sëmundjen nga e cila vuante mbretëresha Elizabeth II
2 Tetor, 10:48
-
Katër vjet më parë, Britania e Madhe u largua nga BE, analiza e DW: Askush nuk flet më tani për Brexit! Çfarë u solli britanikëve dalja nga unioni?
1 Shkurt, 12:40
-
Zgjedhjet në SHBA, Boris Johnson: Bota ka nevojë për Donald Trump
20 Janar, 12:35
-
Brexit i ka kushtuar Britanisë më shumë se 140 miliardë paund
11 Janar, 12:54
-
Tre vjet Brexit, probleme dhe shqetësime të reja
27 Dhjetor 2023, 11:20
-
Tarifat e Brexit për automjetet elektrike: pezullim nga BE?
6 Dhjetor 2023, 19:56
-
Rrëzimi i avionit të Prigozhin, merret në pyetje inxhinieri, bëri ndërhyrje në avion para fluturimit! Boris Johnson akuzon Putin: Mund ta ketë vrarë ish-kreun Wagner
27 Gusht 2023, 12:26
-
Johnson: Ukraina duhet të anëtarësohet në NATO sa më shpejt të jetë e mundur
14 Korrik 2023, 19:20
-
Boris Johnson bëhet baba për herë të tetë në moshën 59-vjeçare! Ja emri i veçantë që çifti britanik zgjodhi për të birin
11 Korrik 2023, 19:05