Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar se bandat kriminale serbe në veri, mund të ngrenë përsëri barrikada si dhe të sulmojnë policinë e Kosovës, sidoqoftë, Kurti thekson se ata do dështojnë.
Reagimi i Kurtit vjen pasi autoriteteve e Kosovës gjetën në veri të Kosovës 3 laboratorë droge dhe arrestoi 3 serbë.
”Policia e Kosovës ka shkatërruar dje 3 laboratorë ilegalë të drogës në veri të Kosovës, një fitore e qartë për sundimin e ligjit. Bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të ndalen para asgjëje – duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë – për të mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme. Ata do të dështojnë”.
Kujtojmë se grupe qytetarësh serbë, vendoën në datën 10 dhjetor, mbi dhjetë barrikada në veri të Kosovës, përkatësisht në rrugët që çojnë kah vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Janë dashur plot 20 ditë në mënyrë që të niste heqja e barrikadave nga veriu i Kosovës. Albin Kurti u shpreh aso kohe se ata që i vendosën janë lodhur dhe po i heqin. Pasditen e së enjtes ka nisur largimi i barrikadave në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit. Sipas informacioneve në terren, tërheqja e barrikadave ka nisur edhe në Mitrovicën e Veriut.