Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Do të hyjmë në grevë urie nëse presidenti na jep garanci për jetën

Pedagogët do të hyjnë në grevë urie nëse presidenti dhe faktorët ndërkombëtar i japin garanci për jetën e tyre dhe familjarëve. Këtë bëri me dije kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi u shpreh se nëse e marrin garancinë, 30 pedagogë do hyjnë në grevë pasi qeveria nuk i plotëson kërkesën për rritjen e pagave.

Kovaçi u shpreh se do të presin përgjigje në ambientet e Politeknikut ndërsa shtoi se pedagogët janë për mbrojtjen e Arsimit dhe të vlerës njerëzore në vend.

“Në pamundësi të marrjes së një përgjigjeje vlerësuese apo çfarëdo reagimi nga kabineti qeverisës, SPUSH i drejtohet Presidentit të Republikës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë publike si dhe faktorit ndërkombëtar me kërkesën për garantimin e jetës së pedagogeve që do të hyjnë në greve urie, por edhe familjareve të tyre.

Nëse kjo garanci jepet qoftë edhe brenda tre minutave, tre orë, apo tre ditë - 30 pedagogë të IAL-ve publike, hyjnë menjëherë në grevën e urisë. Ndjejmë, të sjellim edhe një herë në vëmendjen tuaj, se SPUSH është organizata vullnetare e intelektualëve të këtij vendi, frymëzuar nga shpirtrat e atyre që kanë saktifikuar më shumë se ne sot, për arsimin dhe atdheun, por edhe të gjithë atyre që kanë rrëzuar buste diktatorësh.

Pedagogët e këtij vendi, nuk janë vetëm njerëz të fjalës dhe auditorit, por kanë pathos dhe vullnet që të materializojne idetë dhe idealet e tyre në shërbim të kauzave që besojnë, kauzë që sikundër është deklaruar, e konsideron “Arsimin e Lartë Publik - Prioritet Kombëtar”.”, tha Kovaçi.

Pedagogët kanë protestuar cdo ditë që më 17 tetor duke braktisur auditoret e fakulteteve për t’iu drejtuar qeverisë me një disa kërkesa. Në daljet publike, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar kreun e Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi si ‘SHIK-s’ që merr urdhra nga Foltorja.

Kreu i qeverisë tha se rritja e pagave të pedagogëve është e lartë, krahasuar me gjendjen në të cilën ndodhet vendi për shkak të krizës ekonomike dhe asaj energjetike. Rama tha se rritje prej 15% nuk ka pësuar as paga e mësuesve, punën e të cilëve e quajti më të vështirë se atë të pedagogëve.

Më 5 tetor Qeveria ka vendosur që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, pas protestave të këtyre të fundit. Nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Nga ana tjetër pedagogët janë shprehur se kjo rritje është e pa mjaftueshme dhe nuk i  përgjigjet kërkesave dhe nevojave të tyre. 

Kërkesat e kryesore të pedagogëve

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Deklarata e pedagogëve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 03/11/2022 06:19

    Mossssss cna gjeti!!!!!!!!!!!!! Gjem e madhe. A man mos e beni se na fiket!!!!!!!!!!! Na plasi se ju futeni ne grev urie,duke hanger pica e duke pire redbull. Nga 30 vjet jan ber me qindra e kan zgjidhur nje verr ne uje. Ne fakt mir e kan se shkon edhe salushja me liken edhe ju ben vizit????????????????????????

    Përgjigju
  • Iris: 02/11/2022 23:55

    31 vjet demokraci,hera e pare qe degjojme qe dikush qe hyn ne greve urie te kerkoje garanci jete!! Asnje nuk ka kerkuar garanci jete.Cfare nenkuptojne keta me kete kerkese? Kerkojne //uje me sheqer//,apo kane frike se mos policia vjen dhe i nxjerr nga greva duke i shqepur ne dru? Kur naftetaret,minatoret,studentet dhe te burgosurit politike i hyne kesaj aventure ishin te gatshem te sakrifikonin jeten,jo t'u garantohej jeta.Duket qe keta jane //pambuksa//,rrogen e duan,por jo te sakrifikojne veten per kete kauze.

    Përgjigju
  • Shaqo: 02/11/2022 18:09

    O prof.ne greve urie futet ose fiton me cdo kusht, ose vdes,per te drejtat e tua. Cfare garancie do, do te te beje menyne e ushqimit per 3 vakte presidenti ty? Duket qe je prof. hajdar.

    Përgjigju
  • Gjergj: 02/11/2022 17:45

    Ore grevèurist. Garancinè qè nuk do vdesèsh, ska nevojè tè ta japè as Presidenti as kèrrkush. Flit me ndonjè pensionist qè ka punuar njè jetè tè tèrè dhe si "shpèrblim" pèr atè mund, merr njè "pension" sot prej 130 mijè lekè tè vjetra, pèr 1 muaj tè tèrè. Ai, èshtè vèrtetè nè GREVÈ URIE por jo pèr qèllime politike ama por se politika e kètij vèndi tè shkèrdhyer nga hajdutèt, "nuk ka kohè tè merret me cikèrrima tè tilla". Ndaj grevèurist,,,mos kèrko garancira leshi por bèj atè qè tè kanè thènè se di ta bèsh mirè. Nuk do vdesèsh, tè jesh i sigurtè.!!!

    Përgjigju
  • destan: 02/11/2022 17:36

    Keta petagog qe terhiqen nga hunda nga shiksi i non hrates jane vetem hajdute qe e kane kthyer profesionin ne hajduteri sepse nuk japin asnje provim pa paguar prandaj nuk duhen perkrahur.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 02/11/2022 17:09

    Pavarësisht nga interpretimi politik qe i behet protestes dhe sanderkovaçit si kryesindikalist,thenia e tij se do ti drejtohet presidentit per tu siguruar jetën ne greven e urise eshte peshë shumë e rende në keto kohe te veshtira mbi supet e brishta te kryeministrit tone hallemadh.

    Përgjigju
  • Taypi: 02/11/2022 16:59

    Ik or ti nuk di as te lexosh.. Keshtu esht kur vihen fuksat ne krye te sindikates.. Plere e ndyre

    Përgjigju
  • O tej: 02/11/2022 16:38

    Keta pedagoget duan nje hy ne b**** qe tu sigurohet jeta.

    Përgjigju
  • Petagogu: 02/11/2022 16:18

    Po kerkoni ju qe zdini te flisni qe merni nga nje miljon leke dhe per provim nga 300 euro qe jeni bere me pasuri maskarenj turp tu vi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë