Paralelja me revoltën e Rinasit, si i shkarkoi Ronald Reagani, 11.345 kontrollorë të trafikut ajror

Paralelja me revoltën e Rinasit, si i shkarkoi Ronald Reagani, 11.345 kontrollorë të trafikut ajror

“Ata janë në shkelje të ligjit, dhe nëse nuk paraqiten në punë brenda 48 orësh, ata kanë humbur punën dhe do të shkarkohen,” deklaroi Presidenti Ronald Reagan në një konferencë për shtyp në 3 Gusht 1981, duke iu përgjigjur një greve mbarëkombëtare të kontrolluesve të trafikut ajror.  Anëtarët e Organizatës Profesionale të Kontrolluesve të Trafikut Ajror (PATCO), një nga sindikatat e pakta që mbështetën Reaganin gjatë zgjedhjeve të vitit 1980, po bënin kërkesa për paga dhe kushte pune më të mira, kur rreth 13,000 prej tyre u larguan nga puna.

Dy ditë më vonë, kur shumica e punëtorëve të PATCO nuk u kthyen, u bë e qartë se Reagan nuk po bënte bllof. Më 5 gusht, ai pushoi nga puna 11,345 prej tyre, duke shkruar në ditarin e tij atë ditë, “Si e shpjegojnë ata miratimin e shkeljes së ligjit – për të mos folur për shkeljen e betimit të bërë nga secili që ai ose ajo të mos bëjnë grevë?”

Sidoqoftë, Reagan nuk është se gëzoi kur e bëri atë gjë. Ligji ishte ligj, dhe ai besonte se punonjësit e sigurisë publike nuk kishin të drejtë të bënin grevë. Ishte e njëjta qasje që ndoqi heroi i Reaganit, Calvin Coolidge, kur policia e Bostonit hyri në grevë në vitin 1919.

Shkarkimi ngadalësoi udhëtimin ajror komercial për disa kohë, por nuk u ndal, falë punës së Administratës Federale të Aviacionit: Mbikëqyrësit, kontrollorët jo-grevistë dhe kontrollorët ushtarakë ishin në gjendje të plotësonin vendet, përballuar 80 përqind ngarkesës së mëparshme të punës. Në ndërkohë, FAA filloi procesin e gjatë të punësimit të kontrollorëve të rinj, duke dashur vite për të arritur nivelet e stafit para gushtit 1981.

Pushimi masiv ishte një veprim i debatueshëm nga Reagan, por anëtarët e administratës së tij e mbajnë mend si një shembull guximi, sië e mbajnë mend dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij.

Howard Baker, Jr./ Udhëheqësi i shumicës së Senatit; Shefi i Kabinetit

Presidenti, menjëherë tha, “A po bëjnë grevë të ligjshme?” Dhe përgjigjja ishte, “Jo”.

Dhe ai tha, “Kjo nuk është mënyra se si njerëzit duhet të punojnë. Thuajuni kur të mbarojë greva, ata nuk kanë më një punë ”. Ishte një veprim shumë vendimtar. Ai rriti fuqinë e presidencës në mënyrë të konsiderueshme në atë kohë. Shumica e popullit amerikan nuk e mbështeti idenë e një sindikate që ishte një sindikatë e shërbimit publik, dhe ligjërisht i ndalohej të bënte grevë. Ata nuk donin që ata të bënin grevë. Ata nuk donin ta mbështesnin atë. Pra, ne patëm mbështetjen e shumicës dërrmuese të popullit amerikan.

Michael Deaver/ Zëvendës shefi i Kabinetit

Nuk mendoj se ai e shihte atë si një moment thelbësor, por doli të ishte i tillë. Më kujtohet atë mëngjes në mbledhjen e Kabinetit – kabineti mbledhur krejt rreth tryezës. Reagani ishte duke shkruar në bllokun e tij të verdhë, duke shkruar, shkruar, shkruar. Kjo vazhdoi për rreth 15 minuta, dhe më në fund e dëgjova të thoshte: “Më falni, shokë, por më lejoni thjesht t’ju lexoj diçka këtu. Më tregoni se çfarë mendoni për këtë.” Ishte deklarata që ai dha në Kopshtin e Trëndafilave rreth gjysmë ore më vonë, fjalë për fjalë. Askush nuk ndryshoi asgjë. Të gjithë thanë: “Oh, po, është shumë mirë”.

Edvin Harper/ Asistent i presidentit për politikat e zhvillimit

Epo, një nga gjërat që më bëri shumë përshtypje ishte guximi i tij. Për shembull, kontrollorët e trafikut ajror bënë grevë: Sfida ndaj blofit të tyre ishte një akt i vërtetë i guximit politik. Ai u mor një grup me të cilin askush nuk kishte qenë kurrë i gatshëm të përballej më parë. Ai e bëri atë me sytë hapur dhe shkoi përpara. Dhe vendosi tonin për shumë gjëra të tjera/ Bota.al

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki