Parandalimi i atentatit ndaj ‘Otit të Elbasanit’, eksperti i kriminalistikës: Policia tregoi se po lëviz, por duhet të marrë në kontroll territorin

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi tha se parandalimi i atentatit ndaj Elton Kilës në Elbasan është një punë për të cilën policia duhet të përgëzohet. Në një lidhje skype për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti tha se tashmë policia duhet të vendosë kontroll të plotë mbi territorin e qytetit të Elbasanit.

Ai tha se në nivel të përgjithshëm, policia e ka nën kontroll territorin e vendit, por në thellësi, ka problematika të theksuara në qytete të ndryshme.

"Individët nuk është se janë persona pa rekorde kriminale. Beteja është e hapur por është nisur shumë mirë, për t’u përgëzuar. Është një punë profesionale sepse për hir të së vërtetës më duket si ‘en clave’ e krimit dhe policia me këtë veprim tregoi se po lëviz. Me këtë mbërthim që u bëri dy personave, ishte një veprim i admirueshëm. Atentati ka përligjur edhe koston e konsumit të një automjeti të shtrenjtë. Policia të vazhdojë kështu, ta marrë qytetin, ta ketë nën kontroll”-tha Rexhepi.

Ndërsa sa i takon rastit të djeshëm të shoqërimit në polici të Erik Fullanit, Rexhepi tha se në rast se arma e gjetur në makinën e djalit të ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, është komfort ligjit, atëherë policia nuk mundet të bëjë gjë tjetër.

Duke komentuar faktin se arma e gjetur në makinën e Erik Fullanit ishte me leje pasi ky i fundit punonte si bodyguard në një firmë private, eksperti tha se autorizime të tilla për mbajtjen e armëve të zjarrit ishin tepër të rralla dhe jepen me ‘pikatore’.

“Ka autorizime të ndryshme që jepen me pikatore. Ka autorizime për mbajtjen e armëve të zjarrit në shërbim në lëvizje. Në këtë kuadër nëse është gjetur komfort ligjit, policia nuk ka çfarë bën. Individin në fjalë mbase mund ta penalizojnë ato llukset e mëdhaja. Është një individ me pozicion për shkak të të atit”-tha Rexhepi.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laluci: 21/02/2023 13:19

    O ekspert! spiunet ne policin e Shtetit 100% kan dekonspiru operacionin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë