Parandalimi i krimeve, Policia shton
masat, kontrolle të rrepta në Lezhë

LEZHE - Ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në këtë fillim viti kanë vënë në alarm policinë e Lezhës. Drejtoria e Policisë ka hartuar një plan masash të detajuara, në kuadër të parandalimit të krimeve kundër jetës dhe pronës, kapjen e personave në kërkim si dhe parandalimin e aksidenteve.

Thuajse çdo natë forca të shumta policie kryejnë kontrolle të rrepta në çdo automjet që kanë dyshime që lëvizin elemente kriminale. Shpesh herë në ndihmë të bluve të këtij qyteti kanë ardhur edhe efektiv të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Shkodra.

Sipas këtij plani masash efektivat e policisë, të organizuar në grupe dhe të drejtuar nga Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariateve po kryejnë kontrolle të vazhdueshme të personave të dyshuar për armëmbajtje, të automjeteve me të cilat udhëtojnë, si dhe të vendeve dhe mjediseve që frekuentohen prej tyre.

Gjatë këtyre kontrolleve të cilat kanë nisur prej një jave janë arrestuar shumë persona të shpallur në kërkim si dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas drejtuesve të policisë në Lezhë këto kontrolle do të jenë në vazhdimësi me qëllim për të goditur kriminalitetin. 

lezhe policia kontrrolle
lezhe policia kontrrolle

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen