E pazakontë/ Ish-gjyqtari i dënuar për lirimin vrasësit Gentjan Doda për 30 mijë € rikthehet në Vetting, paratë ia ka konfiskuar SPAK dhe i ka kaluar në arkën e shtetit

E pazakontë/ Ish-gjyqtari i dënuar për lirimin vrasësit Gentjan Doda për 30 mijë € rikthehet në Vetting, paratë ia ka konfiskuar SPAK dhe i ka kaluar në arkën e shtetit

Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri

TIRANË- Një vendim i pazakontë nga organet e Vettingut. Kolegji Posaçëm i Apelimit ka vendosur të rrëzojë vendimin e shkallës së partë të Vetingut, për ndërprerjen e Vetingut për ish gjyqtarin Shkëlqim Miri, i arrestuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë me 2.6 vite burg për korrupsion. Vendimi është marrë në datën 7 tetor 2021 nga trupa gjykuese e përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz, anëtarë. Në 23 prill 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të ndërpresë procesin e Vetingut për ish gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri, pasi Këshillit të Lartë Gjyqësor, në 27 tetor 2020 kishte vendosur që të shkarkonte nga detyra Mirin pas dënimit për korrupsion me vendim të formës së prerë.

“Në këto kushte, subjekti ka humbur statusin e magjistratit. Trupi gjykues ka arritur në përfundimin se mbarimi i statusin të magjistratit sjell si pasojë ndërprerjen e kësaj procedure administrative. Përfundimisht, për faktin që subjekti i rivlerësimit nuk gëzon statusin e magjistratit, trupi gjykues vlerëson të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Shkëlqim Miri”, thuhet në vendim.

Por, ky vendim u ankimua në Kolegjin e Apelimit nga Komisioneri Publik Darjel Sina, me argumentin se KPK-ja ka marrë një vendim ndryshe në rastin e ish-gjyqtarit Ibrahim Hoxha, i dënuar gjithashtu për korrupsion dhe se Shkëlqim Miri mund të shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Lartë, duke rifituar statusit e magjistratit. Këto dy argumente kryesore kanë bindur Kolegjin e Apelimit për të rrëzuar vendimin e KPK-së.

Po çfarë pasojash sjell vendimi i Kolegjit të Apelimit? Me këtë vendim, mbetet e hapur mundësia që Shkëlqim Miri t’i nënshtrohen Vetingut vetëm nëse Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e dënimit të tij për korrupsion. Në të kundërt, nëse Gjykata e Lartë konfirmon vendimin e dënimit, vendimi i Kolegjit nuk do të ketë asnjë efekt dhe Shkëlqim Mirit nuk i ndryshon statusi si ish i dënuar dhe jashtë drejtësisë.

Krahas dënimit, SPAK kërkoi edhe konfiskimin e parave të ish-gjyqtarit që iu gjetën gjatë kontrollit në banesë, duke zbatuar ligjin anti-mafia. Janë konfiskuar 175 mijë euro dhe rreth 94 mijë USD, të cilat kanë kaluar në llogari të shtetit.

Shkëlqim Miri u arrestua në nëntor 2017 dhe u dënuan në vitin 2018, pasi u akuzua se kishe marrë 30 mijë euro për të liruar nga burgu të dënuarin për vrasje të dyfishtë, Gentjan Doda. Kushëriri i tij, Kujtim Miri, i cili u akuzua si sekser që i dha paratë Shkëlqim Mirit, u dënua me një vit e 8 muaj heqje lirie.

Gentian Doda ishte dënuar në mungesë me 20 vjet burg për dy vrasje në Burrel në vitin 1997. Doda vrau Gazmir Deden dhe Asllan Gjokën. Doda dhe Dedja kanë qenë pjesë e grupeve rivale në Burrel në vitin 1997 dhe kanë pasur përplasje. Këto përplasje kanë prodhuar 16 viktima mes fiseve. Gentian Doda dhe Gazmir Dedja janë konfliktuar fillimisht verbalisht. Më pas Gentian Doda ka qëlluar me armë zjarri Gazmir Deden duke e plagosur rëndë, ku më pas ka ndërruar jetë. Plumbat kanë kapur aksidentalisht edhe Asllan Gjokën, i cili ka humbur jetën.

Gazmir Dedja është vëllai i Halit Dedes, i njohur si i ‘forti’ i Burrelit, i vrarë në mënyrë mafioze në Tiranë në vitin 2010. Kjo vrasje e bujshme është arkivuar pa autor të identifikuar.

Ndërkaq, pas krimit në vitin 1997, Gentian Doda është larguar jashtë Shqipërisë. Ai është arrestuar në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Pas ekstradimit, Doda kërkoi rivendosjen në afat dhe rishikim të dënimit të dhënë më parë ndaj tij për këtë vepër penale.

Edhe pse kishte vrarë dy persona, Gentian Doda u dënua me vetëm 8 vite nga Gjykata e Matit.

Pas pesë vitesh ai fitoi lirinë, duke u larguar në Angli. Pikërisht për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Matit, Doda ka paguar 30 mijë euro tek gjyqtari Shkëlqim Miri në Apel. Gentian Doda u arrestua në Londër në 6 maj të vitit 2019. Dy muaj më pas, Gentian Doda është ekstraduar në Shqipëri, ku tashmë akuzohet edhe për korrupsion.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër