SPAK ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin e zhvilluar dje në disa qytete si Tirana dhe Elbasani që është vijim i megaoperacionit ‘Plumbi i Artë’. SPAK ka lëshuar 33 urdhër arreste, ndërsa 13 janë ekzekutuar, ndërsa 2 shtetas shqiptarë që ndodhen jashtë janë Shqipërisë janë arrestuar. Gjithashtu ndër të tjera SPAK ka arritur të zbardh disa nga aktivitete kriminale të personave për të cilët ka lëshuar urdhër arrestin, mes të cilëve janë dhe vëllezërit Çopja nga Elbasani që ndodhen jashtë vendit.
Sipas SPAK është evidentuar edhe vjedhja me armë e 4.6 milionë eurove në pistën e aeroportit Nënë Tereza në Rinas, më 9 prill të vitit 2019, nga grupi kriminal i udhëhequr prej Franc dhe Hajdar Çopja. Grabitësit, morën paratë nga 4 makina blind të transportit të parave të kompanive të ndryshme private.
Ata mundën të largoheshin teksa përdorën një makinë me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’. Autorët e grabitjes kanë mundur të shkojnë deri në barkun e avionit me pasagjerë që nisej për në Vienë ty ku në pjesën e bagazheve kanë bërë grabitjen teksa paratë kalonin nga makinat e blinduara për në avion.
Mundën të dalin sërish nga aeroporti ndërsa janë ndjekur më tej nga forcat e policisë të cilave u janë përgjigjur me armë. Nga përplasja mbeti i vrarë një nga grabitësit, Admir Murataj, ndërsa të tjerët vrapuan në këmbë duke u larguar bashkë me thasët me para ku i priste një tjetër automjet.
Makinën e arratisë e dogën më vonë pranë zonës së Bathores, ndërsa në duart e ekspertëve është furgoni me mbishkrimin fals "Hetimi Tatimor", brenda të cilit mund të gjendet një pasuri provash, gjurmë gishtërinj dhe armët e sekuestruara.
'8) Fakti Penal “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë.', thotë njoftimi i SPAK.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 08:56
A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?
-
Po
75.6%
-
Jo
18%
-
Nuk kam mendim
6.3%
Vota total: 1707
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U ekstradua nga Belgjika, Mario Çela kërkon nga GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë! Mungon në seancë, pretendon probleme shëndetësore
20 Shkurt, 12:33
-
Shembja dhe çarja e rrugës në aksin Librazhd-Pogradec, qarkullimi i makinave vijon vetëm në një korsi, drejtuesit: Është një katastrofë
20 Shkurt, 12:03
-
Kërkoi të lirohej sot, Apeli rrëzon Jurgis Çyrbjan: Ke dhe disa orë burg! Ish-deputeti i PS lirohet nesër, shumicën e dënimit e shleu me paraburgim
20 Shkurt, 10:04
-
Gonzato: Sulmet e politikanëve ndaj SPAK nuk duhet të vazhdojnë! Po monitorojmë propozimet e PS për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale
20 Shkurt, 09:32
-
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliaj për shpalljen e pavlefshmërisë të veprimeve hetimore të SPAK
20 Shkurt, 09:20
-
Kuvendi seancë maratonë, zgjidhen 4 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH! Miratohet ligji i ri për diplomatët dhe AKSHI-n, rrëzohen 6 propozime të opozitës
20 Shkurt, 07:26
-
Shkeljet me tenderin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe, SPAK merr në pyetje ish-drejtorin e KESH, Erald Elezi
19 Shkurt, 15:02
-
Shtyhet sërish paraprake për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci nuk u paraqit në GJKKO! Avokati: Isha në gjyq tjetër
19 Shkurt, 14:24
-
Plumbi i Artë/ Tensione në seancën gjyqësore, Petrit Qoli e Asllan Plaku akuza ndaj Prokurorisë: Po na mbani në burg ju, jo Nuredin Dumani
19 Shkurt, 13:37
-
Akuzohet se bleu vota për PSD-në në zgjedhjet e 11 majit, mbahet seanca për kryebashkiakun e Vaut të Dejës! SPAK kërkon 27 dëshmitarë
19 Shkurt, 12:28
-
Kuvend/ Debate për nismën e PS-së që pengon gjykatat të pezullojë ministrat! Bardhi: Dorëzoni Ballukun! Balla: McAallister s’u erdhi te partia
19 Shkurt, 07:05
-
‘Rama duhet ta shkarkonte Ballukun’- Arlind Qori: Një ministër mund të pezullohet nga detyra më lehtë se një deputet, pasi nuk është zgjedhur nga populli
18 Shkurt, 22:57