Paris 2024/ Dyshja çeke fiton medaljen e artë së bashku, lidhja e tyre romantike përfundoi pak para Lojërave Olimpike

Paris 2024/ Dyshja çeke fiton medaljen e artë së bashku, lidhja e tyre romantike përfundoi pak para Lojërave Olimpike

Katerina Siniakova dhe Tomas Machac

Çekët Katerina Siniakova dhe Tomas Machac fituan medaljen e artë në dyshe të përziera në tenis pasi kaluan një situatë komplekse personale.

Ata janë një çift në pistë, por të tillë ishin gjithashtu edhe jashtë saj deri disa javë para Lojërave Olimpike. Ndarja nuk i pengoi ata të arrinin në finale dhe të mundnin çiftin kinez të formuar nga Zhang Zhizhen dhe Ëang Xinyu me rezultat 6-2, 5-7 dhe 10-8.

Në Paris, në qytetin e dashurisë, tashmë po përflitet për një pajtim mes kampionëve olimpikë, të cilët bënë gjeste dashurie edhe në podium. Dyshja çeke ishin në romancë që nga viti 2020, por gjatë një turneu në Pragë, të mbajtur në fund të korrikut, Siniakova zbuloi se kishte ndërprerë marrëdhënien e saj me Machac.

Ishte e pashmangshme pyetja nëse plani i tyre për të marrë pjesë së bashku në Lojëra Olimpike ishte ende duke vazhduar.

“Po, sigurisht. Është çështje private, por sigurisht që do të luajmë bashkë. Ne jemi profesionistë’’, kishte sqaruar ajo.

Këtë gjë e treguan që nga ndeshja hapëse kundër çiftit gjerman Laura Siegmund dhe Alexander Zverev dhe deri në finale. Siniakova, 28 vjeç, është një nga specialistet më të mira në lojën në dyshe. Ajo ka fituar medaljen e artë në dyshe për femra në Tokio 2020 së bashku me Barbora Krejcikova.

Dyshja kanë shtatë trofe Grand Slam, duke përfshirë katër të mëdhenjtë. Australian Open në 2022 dhe 2023, Roland Garros në 2018 dhe 2021, Ëimbledon në 2018 dhe 2022 dhe USA Open në 2022.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalet e boksit! Siguron medaljen olimpike

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalet e boksit! Siguron medaljen olimpike