Shkodër/ Policia jep informacion për arrestimin e Viktor Markut! Në pranga dhe 2 kushërinjtë e tij, vëllezër

Shkodër/ Policia jep informacion për arrestimin e Viktor Markut! Në pranga dhe 2 kushërinjtë e tij, vëllezër

1722680449_viktormarku.jpg

Viktor Marku, foto arkiv

Shkoder- Policia e Shkodrës arrestoi Viktor Markun, dhe vëllezërit Ndok dhe Lekë Marku që ishin kushërinjtë e tij i autorë të të shtënave me armë në ajër që terrorizuan qytetin në orët e para të mëngjesit të sotëm (3 gusht 2024), në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër, sheshi që mban të njëjtin emër.

Policia thotë se të tre kanë qëlluar në gjëndje të dehur ndërkohë në mëngjes u mësua se të shtënat kanë ndodhur pas një konflikti me disa persona. 

Në vijim të veprimeve hetimore,  specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin e shtetasve të shoqëruar, të dyshuar si autorë të ngjarjes, konkretisht shtetasit: Viktor Marku, 38 vjeç,  person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe të vëllezërve  Ndok Marku, 48 vjeç e  Lekë Marku, 35 vjeç,  të tre banues në Shkodër. Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dyshohet se këta shtetas, në gjëndje të dehur kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, informoi sot policia e Shkodrës.
 

Në 2020 Marku u arrestua u dyshua se kishte marrë pjesë në atentatin ndaj Sebastian Malit në Komunën e Parisit në Tiranës por më pas u la i lirë për mungesë provash.


Lajmi kryesor:

Terrorizuan Shkodrën duke qëlluar me armë në ajër, arrestohet Viktor Marku e 2 kushërinjtë e tij! Në 2020 u prangos për vrasjen e Hekuran Billës, por u la i lirë


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Atletika debuton me rekorde, SHBA thyen ‘limitin’ në stafetën e përzierë 4×400 metra

Paris 2024/ Atletika debuton me rekorde, SHBA thyen ‘limitin’ në stafetën e përzierë 4×400 metra