Paris 2024/ SHBA i merr vendin e parë Kinës, medaljet dhe të rejat pas ditës së 11-të në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ SHBA i merr vendin e parë Kinës, medaljet dhe të rejat pas ditës së 11-të në Lojërat Olimpike

Lojërat Olimpike

Të martën u mbyll dita e 11-të në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, teksa u thyen disa rekorde olimpike dhe botërore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rikthyer shpejt në vendin e parë, pasi fituan katër medalje të arta, ndërsa në total kanë shkuar në 86 medalje; 24 të arta, 31 të argjendta dhe 31 të bronzta.

Kina ra në vendin e dytë, pasi shtoi vetëm një medalje të artë dhe në total kanë 58; 22 të arta, 20 të argjendta dhe 16 të bronzta.

Ngjarjet sportive

Boksierja transgjinore algjeriane Imane Khelif ka dalë në finalen e peshës 66kg për femra. Ajo mundi 5-0 në gjysmëfinale tailandezen Suannapheng. E përfolur për shkak të faktit të faktit se është transgjinore, ajo tha: “Jam shumë e lumtur për këtë rezultat. Kam dhënë gjithçka. Kam punuar shumë që ëndrra të bëhet realitet”.

“Të paktën 40 raste me Covid-19 janë konfirmuar në Olimpiadën pariziene, por asgjë serioze për jetën”, tha OBSH. Gjithsesi, kjo gjë nuk ka befasuar organizatorët duke parë që në gjithë botën janë shtuar rastet me covid. Sportistët që kanë dalë pozitivë nuk janë lejuar të garojnë, ndërkohë që në disa raste janë mbajtur maska.

Kombëtarja amerikane e basketbollit për meshkuj, “dream team”, ka siguruar gjysmëfinalet e Olimpiadës pas fitores së thellë 122-87 ndaj Brazilit. Në gjysmëfinale do të luajë ndaj Serbisë, që mundi 95-90 Australinë në shtesë. Në çerekfinalet e tjera, Gjermania mundi 76-63 Greqinë, ndërsa Franca fitoi 82-73 ndaj Kanadasë.

Mundësi kubanez Lopez Nunez ka shkruar historinë e Lojërave Olimpike. Ai bëhet sportisti i parë që fiton 5 medalje të arta olimpike në të njëjtën disiplinë, në peshën 130kg. Ai i fitoi 5 medaljet e arta në 5 edicione radhazi: Pekin 2008, Londër 2012, Rio 2016, Tokio 2020 dhe së fundi Paris 2024. Nunez, 41 vjeç, deklaroi tërheqjen nga sporti.

Një sportist i delegacionit olimpik grek ka dalë pozitiv me doping gjatë “Paris 2024”, pas një testi antidoping të kryer së fundit në Fshatin Olimpik. Lajmin e bëri publik Komiteti Olimpik Grek, pa bërë me dije emrin e sportistit dhe disiplinën ku ai garon. Sportisti është pezulluar përkohësisht nga garat dhe është larguar nga Franca.

Renditja në 'Paris 2024' pas ditës së 11-të

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Thomas Strakosha e bën dramë, portieri i shënon gol nga 90 metra

VIDEO/ Thomas Strakosha e bën dramë, portieri i shënon gol nga 90 metra