Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini 'pa shënjestër'! Renditet e parafundit

Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini 'pa shënjestër'! Renditet e parafundit

Manjola Konini

PARIS - Qitësja Manjola Konini (48 vjeç) është renditur në vendin e parafundit nga 44 sportiste në Lojërat Olimpike të Parisit, në disiplinën e qitjes në ajër në distancën 10 metër, duke u eliminuar.

Sportistja e cila ishte me ftesë në "Paris 2024" nuk ia doli që të lërë shenjë, duke gabuar shënjestër dhe me totalin e pikëve 549, është shumë poshtë në renditje.

Sportistja kuqezi e gjen veten në vendin e 43-të, duke lënë pas vetëm greken Anna Korakaki e cila u tërhoq në dy provat e fundit nga gjashtë në total. Në këtë disiplinë të kualifikuara janë tetë sportistet e para, duke vijuar garën më tej në kërkim të medaljeve.

Manjola Konini do të garojë gjithashtu edhe në disiplinën 25 metra pistoletë më datë 2 gusht. Shqipëria do përfaqësohet sërish nesër në Lojërat Olimpike në orën 11:00 me notaren Kaltra Meça, në bateritë kualifikuese të disiplinës 200 metra stil i lirë.

Renditja e tetë sportisteve të para

Renditja e Manjola Koninit

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emiliano: 28/07/2024 09:01

    Të shikojme si do përfundoj në 2 gusht me 25 m Shpresojme të dali më mirë ????

    Përgjigju
  • aliu: 28/07/2024 07:50

    Me mire te kishit gjetur nje qites nga Nikla dhe e kishit te sigurt medaljen e arit.

    Përgjigju
  • Tiku: 28/07/2024 00:46

    Po te kishin vendosur noj ????per shenje do kishte marre medalje ari ????

    Përgjigju
  • Atdhetar: 27/07/2024 18:03

    Pse nuk e marrin qitesin ose qitesen nga Forcat e Armatosura ? Ata me shume pak pergatitje mund te dilnin mire !

    Përgjigju
  • jetnor: 27/07/2024 17:27

    Ku e gjetët këtë në rrugë....po të kishit marë ndonjë qitësi nga ato të parat që sot janë në moshë të madhe ju siguroj që do të dilte shumë më mirë.

    Përgjigju
  • Alb: 27/07/2024 15:50

    Si shteti edhe olimpiku

    Përgjigju
  • Toni: 27/07/2024 15:14

    Ka kohe qe e kemi humbur nishanin

    Përgjigju
  • Daniel: 27/07/2024 15:01

    Kështu ndodh kur merr pastruese e çon në lojra olimpike si qitëse profesioniste

    Përgjigju
  • Miti: 27/07/2024 14:39

    Po te kishit derguar Adriana Kalan se ajo e mban veten per qitese...

    Përgjigju
    • Xoni: 27/07/2024 21:23

      Ana Kalaja ka qene qitesi biles shume e mire ne ekip kombetar qe kur ishte gjimnaziste.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë 3 shenjat më ziliqare të horoskopit

Cilat janë 3 shenjat më ziliqare të horoskopit