PARIS- Në kryeqytetin e Francës, në Paris, dy restorante të njohur, janë akuzuar nga një revistë satirike franceze, se bëjnë diferencime klientësh.

Sipas kësaj të përjavshme, klientët e shëmtuar fshihen në tavolina të vendosura në vende të fshehura të restorantit dhe klientët e bukur, ulen nëpër tavolinat që ndodhen pranë vitirnave.

Kjo gjë është dëshmuar nga disa ish kamariere të këtyre dy lokaleve elegante të Parisit.

Kamarierët, kanë treguar këtë politikë tepër kurioze, që pronarët e këtyre lokaleve përdorin.

Klientët cilësohen me fraza fyese, ndaj personave të shëndoshë, apo edhe ndaj ndonjë grupi miqsh që mund të jenë të zhurmshëm, apo që flasin dhe qeshin me zë të lartë.

Këta lloje personash apo edhe tipa të tjerë të ndryshëm, ata i vendosin në një tavolinë ku nuk mund të duken nga jashtë, apo edhe nga klientët e tjerë të konsideruar të bukur dhe elegant.

Por pronarët e këtyre restoranteve, nuk kursenin as kamarieret, të cilat duhet të ishin poshtë të 30-tave dhe gjithashttu duhet të ishin 1.70.

I vetmi përjashtim që mund të bëhej ishte nëse klientët ishin persona VIP, të cilët vendosen menjëherë në një tavolinë me pamje nga Muzeu i Louvre-t edhe pse mund të jetë një person i njohur, i shëmtuar apo i bukur, pak rëndësi ka.

Edhe pas këtyre akuzave, restorantet vazhdojnë ende punën e tyre, duke patur të njëjtën sjellje diferencimi me klientët.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)