Adrien Rabiot po përflitet në Francë gjithmonë e më shumë. Mesfushori francez ishte pas dështimit të marrëveshjes me Barcelonën shumë afër firmës me Tottenham, por sipas “L”Equipe” 24-vjeçari dëshiron t’i bashkohet Liverpool-it.
Rabiot-it i skadon kontrata në qershor dhe që nga janari është i lirë të bisedojë me cilindo klub, por për momentin nuk dihet nëse do të lëvizë tani apo në fund të sezonit.
Rabiot ka kalon aktualisht një situatë të vështirë te Paris SG, pasi për shkak të mos rinovimit të kontratës ai është dërguar të stërvitet me ekipin e 23-vjeçarëve.