Paris SG nuk di të ndalet. Klubi francez vijon të shkruajë emrin në librat e artë të historisë, pasi siguroi trofeun e dytë radhazi të Superkupës së Evropës. Të besuarit e Luis Enrique-s mposhtën në Salzburg me rezultatin 2-1 Aston Villa-n.
Fillimisht shifrat i zhbllokoi Kavartschkelia, gjeorgjiani i cili realizoi një supergol për t’i dhënë epërsinë fituesve të Champions League.
Nga ky moment anglezët rritën ndjeshëm rimin, me 17-vjeçarin Madjo i cili ishte rrezik i vazhdueshëm. Pas disa rasteve të pastra të humbuara sulmuesi riktheu baraspeshën në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë golin vendimtar të sfidës e realizoi Desoure Doue, i cili e bëri Paris SG skuadrën e 4 në historinë e këtij sporti që fiton 2 superkupa evrope radhazi. Më herët e ka bërë Ajax-i, Milan dhe Real Madrid. Sakaq për trajnerin Luis Enrique kjo ishte Superkupa e tretë në karrierë nga 3 finale që ka marrë pjesë, ndërsa Unai Emery i Aston Villa-s dështon për herë të 4 të fitojë këtë trofe.
Me Superkupën e Evropës Paris SG e nis sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa ky ishte trofeu i 10 në 2 sezonet e fundit. Pas triumfit trajneri Luis Enrque fillimisht tha se ‘nuk është e lehtë të arrish këtë që ka bërë Paris SG’ dhe se ‘në sezonin e ri synojnë të bëjnë atë që ka bërë Real Madrid, duke fituar për herë të tretë radhazi Champions League’.








Komente
Komento