PARIS- Franca do të intensifikojë mbështetjen e saj për opozitën e moderuar Siriane dhe do të përforcojë sigurinë në vendet publike dhe transportet për t'u përballur me kërcënimin xhihadist në Francë, njoftoi sot presidenca në një komunikatë.
"Parsi është gati të ndihmojë edhe vendet e tjera në luftën kundër xhihadistëve të huaj nëse këto shtete bëjnë kërkesë", theksoi "Elysée"-ja një ditë pas ekzekutimit të një pengu francez nga një grup algjerian që pretendojnë se janë pjesë e Shtetit Islamik.
Franca shpalli më 19 shtator në mëngjes fillimin e sulmeve ajrore në verilindje të Irakut, duke shkatërruar një depo logjistike të xhihadistëve të Shtetit Islamik (ISIS), sipas një komunikate të presidencës.
"Në orën 9:40 me orë lokale (7:45 GMT), avionët tanë 'Rafale' zhvilluan sulmin e parë ajror kundër një depoje logjistike të terroristëve të organizatës ISIS në verilindje të Irakut. Objektivi u arrit dhe u shkatërrua krejtësisht", sipas tekstit të komunikatës.
Presidenti François Hollande kishte njoftuar një ditë më parë gjatë një konference për shtyp se kishte autorizuar sulmet ajrore, duke theksuar se nuk do të ketë trupa në terren dhe se Franca nuk do të sulmojë Sirinë.
Por Franca përjashtoi hipotezën e sulmeve ajrore kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik në Siri dhe qëndron në strategjinë e saj mbi mbështetjen e opozitës sirane, sipas një deklarate të shefit francez të diplomacisë, Laurent Fabius./ATSH/
/Shqiptarja.com