PARIS- Kur ka kaluar dita e dytë nga atentatet që tronditën Francën e më gjerë, ende s’ka informacione të sakta mbi atentatorët. “Ishin të bardhë, të rinj rreth 25 vjeç” e “Dukeshin si ushtarë të forcave speciale”, janë disa nga informacionet e publikuara në media të ndryshme online. Nga të dhënat e konfirmuara dihet vetëm se 8 prej tyre kanë vdekur, 6 janë hedhur në erë, 2 janë vrarë nga forcat speciale gjatë ndërhyrjes. Disa nga terroristët, të gjithë të moshave të reja deri në 20 vjeç janë një francezë, tre belgë dhe një refugjat sirian, që ishte regjistruar në ishullin grek të Lesbos më 3 tetor. Sipas Wallstreet Geornal njëri nga terroristët ishte i pajisur me biletë për të parë ndeshjen miqësore Francë-Gjermani.

Dyshohet se njëri prej kamikazëve ishte 15 vjeç. Por nuk përjashtohet që të ketë pasur edhe të tjerë që mund të jenë arratisur dhe policia po i kërkon. Nga disa dëshmi të mbledhura nga gazeta “Le Monde” flitet për dy makina të zeza, të drejtuara nga dy të rinj rreth të njëzetave, njëra prej të cilave e regjistruar në Belgjikë dhe që tashmë është gjetur. Të dhëna të tilla sugjerojnë se tre nga atentatorët e Parisit janë shtetas belgë e vijnë nga lagjia Molenbeek e Brukselit, e njohur për një operacion anti-terror të zhvilluar më herët gjatë vitit. Për rrjedhojë, një operacion i gjerë po zhvillohet nga policia belge në Molenbeek-Saint-Jean, periferia perëndimore e kryeqytetit. Sipas televizionit lokal RTBF, që citon burime të rezervuara, agjentët po kryejnë tre bastisje të njëkohshme në zonën në fjalë dhe se 5 individë janë arrestuar.

Ndërkohë, është konfirmuar lajmi se në trupin e një prej kamikazëve të vdekur në Stadiumin e Francës është gjetur një pasaportë siriane. Televizioni grek Antenna News citon zv.ministrin e Brendshëm, Nikolaos Toskas që thotë: “Pasaporta e gjetur pranë kamikazit është identifikuar se i përket një refugjati sirian të regjistruar në ishullin e Lesbos më 3 tetor”. Ndërsa kanali ‘Evrope 1’ raporton për identifikimin e një atentatori të dytë. Bëhet fjalë për një shtetas francez të identifikuar nga gjurmët e gishtave.

Kamikazi i lindur në lagjet periferike pariziene, ishte rreth 30 vjeç, ishte personazh i njohur për shërbimet sekrete. Ndërsa gazeta “Le Parsien” flet edhe për praninë e një gruaje mes atentatorëve në Bataclan. Por bëhet fjalë ende për hipoteza, ndërkohë autoritetet po analizojnë gjurmët e ADN-së të gjetura në vendet e ngjarjeve dhe gjurmët e gishtave të vrasësve. Ndërsa BBC, që citon burime pranë qeverisë britanike, raporton se atentatorët ishin një celulë e vetorganizuar që ishte kthyer në Francë nga Siria. Sipas rrjetit britanik, tek një nga kamikazët është gjetur edhe një pasaportë egjiptiane.

Evropianët, masa të rrepta, në Britani dhe Gjermani arrestime
Pas sulmeve në Paris shumë shtete evropiane janë vënë nën alarm. Një terminal në aeroportin e Gatewick-ut në Londër u mbyll për shkaqe sigurie dhe ka raportime që flasin për arrestimin e një personi me një çantë të mbushur me lëndë shpërthyese. Mediat britanike raportojnë se pasagjerët u evakuuan nën reshjet e shiut. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes njoftuan përmes rrjeteve sociale për shtim të forcave të sigurisë dhe kontrolleve, por nuk dihet nëse kjo ka lidhje me sulmet e Parisit apo jo. Ndërkohë, mediat gjermane flasin për të paktën një person të arrestuar në landin e Bavarisë, që me gjasa ka lidhje me sulmet e ndërmarra në Paris një natë më parë.

Ministri i Bavarisë Horst Seehofer thotë se ka një hipotezë të fortë. Sipas raportimeve ka të dhëna se një burrë është ndaluar në Gjermani javës që shkoi. Ai kishte me vete automatikë, eksploziv duke e lidhur me atentatet e Parisit. BBC raporton se autoritetet franceze po bashkëpunojnë me ato belge, pasi dyshohet se sulmet mund të jenë planifikuar dhe koordinuar prej Belgjikës. 

ISIS-mesazh: Do ju presim kokat, s'ka paqe po bombarduat
 Shteti Islamik ka kërcënuar sërish Francën se nuk do të gjej paqe për aq kohë sa do të vazhdojë bombardimet në Siri, duke marrë në këtë mënyrë përgjegjësinë për sulmet në Paris ku mbetën të vdekur mbi 130 persona dhe afër 400 të tjerë janë të plagosur. Shteti islamik ka postuar një video që sipas Reuters, një luftëtar me mjekër duke folur në gjuhën arabe i bën thirrje myslimanëve francezë të kryejnë sulme në Francë në qoftë se ata janë në gjendje të udhëtojnë në Siri vetë. Ata thonë se nuk do të ndalin sulmet dhe nuk do të gjejnë paqe për aq kohë sa vazhdojnë bombardimet në Siri.

Në video janë disa xhihadistë të armatosur ndërsa njëri prej tyre që përçon mesazhin e nis fjalën e tij me përshëndetjen në gjuhën arabe "Ess Selamu Alejkum Ue Berekatu", ndërsa më tej vijon kërcënimet në gjuhën franceze. “Ess Selamu Alejkum Ue Berekatu. Ky është një mesazh për të gjithë armiqtë e Islamit, veçanërisht Francës. Muxhahedinët në të gjithë botën nuk do të hezitojnë t'ju presin kokat. Përsa kohë ju do të vazhdoni bombardimet, ne nuk do të gjejmë paqe. Ju do të keni frikë edhe të shkoni në dyqan. I bëj thirrje vëllezërve myslimanë në Francë të cilët nuk kanë bërë xhihad, ata që s’janë në gjendje të bëjnë xhihad, e atyre që nuk e dinë se çfarë është të bësh xhihad. Dijeni se xhihadi është në çdo kohë obligim për të gjithë Ju jeni urdhëruar të luftoni kafirët (jobesimtarët) kudo që ti gjeni ata. Çfarë po prisni?”, thuhet në mesazh.


ambasada franceze ne shqiperi me logo

ndërsa bie në sy edhe një letër që  kanë lënë dy qytetarë, Sokrat dhe Jona Xhaxho të cilët me shkrim dore në gjuhën franceze shprehin sensibilizimin e tyre dhe dënojnë sulmet kriminale në Paris.

ambasada franceze ne shqiperi

Flamuri francez në ambasadë është ulur gjysmë shtizë në shenjë zie për të "premten e zezë" në Paris që mori me qindra jetë si pasojë e shpërthimeve dhe breshërive të të shtënave nga tetë terroristë të gjithë të vrarë tashmë nga policia franceze. 

ambasada franceze ne shqiperi me logo
Foto të tjera..

Flamuri eshte ulur gjysme shtiz edhe ne ambasaden gjermane ne shenje sensibilizimi ndaj popullit francez. Ne momentin e sulmeve, ne stadiumin e franecs ishte duke u lujtuarndeshja miqesore France-Gjermani e cila po ndiqej edhe nga presidenti Francois Hollande.

ambasada gjermane flamuret gjysem shtize

ambasada gjermane flamuret gjysem shtize


Redaksia Online 
(Gre.M/Shqiptarja.com)