Parkimet në Tiranë, ja kush s'e
paguan tarifën 20-100 lekë orën

Parkimet në Tiranë, ja kush s'e<br />paguan tarifën 20-100 lekë orën
TIRANË - Kryeqytetit do të ketë 71 rrugë me pagesë, me çmim nga 20 deri në 100 lekë ora, ndërsa rezidentët nuk do të paguajnë kur parkojnë makinën në zonën e tyre. Kështu shprehet në një intervistë për “Report Tv” drejtoresha e agjencisë “Tirana Parking” Eglantina Zere. Ajo thotë se qytetarët jo rezidentë nuk do të parkojnë makinën në lagjet e kryeqytetit por vetëm në 71 rrugët me pagesë. Të gjithë rezidentët do të pajisen me një kartë ose pullë e cila do të ketë një ngjyrë të ndryshme sipas zonës. Për ata qytetarë që nuk paguajnë tarifën Bashkia e Tiranës parashikon penalitet, duke filluar nga gjoba.
 
Ka një vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës për parkimet me pagesë në kryeqytet. A mund të na thoni ky vendim përfshin të gjitha rrugës e qytetit të Tiranës?
Me vendim të Këshillit Bashkiak është krijuar Agjencia “Tirana Parking ”, e cila administron të gjitha rrugët publike që janë të disponuara për parkim. E gjithë Tirana është e ndarë në 4 zona për parkim me pagesë dhe do të ketë 3 nivele tarifimi, të cilat janë 20, 40 dhe 100 lekë. Në të gjithë qytetin e Tiranës, deri në unazën e madhe është e gjitha në administrim nga Tirana Parking, të cilat janë të ndara në zonën A, B dhe C.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet