Bashkia e Tiranës ka hedhur një hap të ri drejt digjitalizimit, duke prezantuar aplikacionin më të ri “Tirana Parking”, që lejon qytetarët të menaxhojnë parkimin direkt nga telefoni dhe jo vetëm.

Përmes këtij aplikacioni, çdo shërbim kryhet 100% online: aplikime për kartën e rezidentit, abonime, parkime të rezervuara dhe ndjekje e statusit të kërkesave. Ideja, sipas Bashkisë, është që të ketë zero radhë, zero letra dhe më pak kohë e humbur për qytetarët e kryeqytetit

Sipas Bashkisë së Tiranës, platforma synon të rrisë transparencën dhe të thjeshtojë procedurat, duke garantuar edhe sigurinë e të dhënave. Me këtë hap, Bashkia synon një sistem parkimi më praktik dhe më pranë qytetarëve.

Digjitalizimi i shërbimeve përbën një prioritet, me qëllim rritjen e transparencës, reduktimin e procedurave fizike dhe përmirësimin e përvojës së qytetarëve në ndërveprimin me shërbimet publike.

Tirana Parking thotë se mbetet e angazhuar në transformimin digjital të menaxhimit të parkimit, duke kontribuar në ndërtimin e një sistemi më efikas, më funksional dhe më pranë qytetarëve.

Njoftimi i plotë i Tirana Parking 

Nga sot, parkim nga telefoni Tirana Parking, në një aplikacion. Të gjitha shërbimet 100% digjitale, për një parkim më të thjeshtë se kurrë.
Shkarko aplikacionin Tirana Parking dhe kryej çdo procedurë nga celulari, në çdo orë dhe çdo ditë të javës.  Një mënyrë e thjeshtë, inovative dhe tërësisht digjitale për parkimin në qytet.
Një aplikacion i vetëm, ku çdo shërbim kryhet online, pa sportele, pa dokumente fizike, pa humbje kohe. Përmes aplikacionit të ri, qytetarët do të mund të marrin këto shërbime:
Aplikojnë online për kartën e rezidentit;
Aplikojnë për parkimet e rezervuara me pagesë;
Aplikojnë dhe rinovojnë abonimet në sheshparkime;
Ndjekin statusin e aplikimeve dhe të kërkesave të tyre;
Platforma garanton siguri për menaxhimin e të dhënave në përputhje me standardet bashkëkohore të administrimit publik. Digjitalizimi i shërbimeve përbën një prioritet, me qëllim rritjen e transparencës, reduktimin e procedurave fizike dhe përmirësimin e përvojës së qytetarëve në ndërveprimin me shërbimet publike. Tirana Parking mbetet e angazhuar në transformimin digjital të menaxhimit të parkimit, duke kontribuar në ndërtimin e një sistemi më efikas, më funksional dhe më pranë qytetarëve. Shkarko app Tirana Parking dhe përfito shërbimet Nga telefoni në parkim!  Pa radhë, pa humbje kohe, pa burokraci!