Pas rreth 3 orësh debat, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar vendimin për parkimin me pagesë për 71 rrugët kryesore të kryeqytetit. Mbledhja u shoqërua me debate të forta, ku këshilltarët e PD-së që ishin kundër këtij propozimi nuk morën pjesë në votim. Gjithashtu gjatë mbledhjes së sotme u miratua dhe indeksimi i pagës për punonjësit e bashkisë, ku kreu i bashkisë, Veliaj përjashtoi veten e tij dhe nënkryetarët nga efekti i këtij vendimi.
Parkimi me pagesë do të funksionojë nga ora 07.30 mëngjesit e deri në orën 20.00 të mbrëmjes. Ata që nuk do të përfshihen në këtë skemë, janë rezidentët të cilët do të pajisen me kartë rezidenti. Një gjë e tillë u konfrimua nga Veliaj i cili tha se projekti për tarifimin e parkimit të automjeteve sipas zonave nuk prek banorët që parkojnë në zonën ku jetojnë.
Për sa i përket çmimeve të propozuara për tarifat e parkimit, kryebashkiaku u shpreh se vlera është më e vogël nga çfarë është aktualisht çmimi i vendosur në vitin 2003 ku çdo parkim i bashkisë tarifiohej me 100 lekë/ora. Përmes këtij vendimi do të ketë një vlerë nga 20 lekë deri në çmimin që është aktualisht. Aplikimi i tarifave të parkimit do të jetë i ndarë në 3 zona kryesore. Në zonën A, e cila përfshin qendrën e Tiranës, çmimi do të jetë nga 20-deri në 100 lekë. Në zonën B çmimi do jetë 40 lekë, ndërsa në zonën C tarifa do të jetë 20 lekë.
Një tjetër vendim i Këshillit Bashkiak të Tiranës ishte edhe krijimi i “Tirana Parking”, që do të administrojë parkingjet publike me pagesë në kryeqytet. “ Na duhet një agjenci e mirëfilltë që merret me parkingjet e qytetit, mund të kemi një menaxhim shumë më të mirë, të inkurajojmë përdorimin e makinave, transportit publik”, tha Veliaj.

Debatet
Pas një vonese prej 2 orësh ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e cila u parapri nga debate mes këshilltarëve të djathtë dhe të majtë, për projektvendimin e parkingjeve me pagesë, ku këshilltarët e djathtë u shprehën se e majta nuk ka votat e duhura për të miratuar projektvendimin në fjalë.
Në fillim të mbledhjes, kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli u shpreh i indinjuar për shtyrjen me dy orë të seancës, ndërsa kërkoi shtyrjen e projektvendimit për parkingjet publike. “Shpreh indinjat për këtë seancë të papranueshme nga pikëpamja moale por mbi të gjitha njerëzore. Mund të shtyhej mbledhja dhe për nesër. Nuk e kuptoj këtë ngut. Arroganca që ju ka kapluar nuk ju lejon të kërkoni asnjë lloj ndjese. Ndoshta uronit që ne të mos ishim të pranishëm në këtë mbledhje, ta harroni. Do të mbrojmë të drejtat e qytetarëve. Ju kërkojmë ta shtyni dhe ta rishikoni çështjen e gjobitjes së qytetarëve për automjetet që kanë. Sikur të mos mjaftonte gjobitja me siguracionet, tani e keni kthyer dhe tek parkingjet” tha Olli.

Veliaj: Parkingjet me pagesë do shtojnë të ardhurat e Bashkisë
Vendosja e tarifave për parkingjet publike në Tiranë, sipas kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj do të disiplinojë sistemin e transportit, do të ulë trafikun si dhe do të shtojë të ardhurat e Bashkisë. Veliaj cilësoi si të domosdoshme menaxhimin e parkingjeve nga një agjenci e caktuar e cila do të mbledhë të ardhurat që do t'i kalojnë bashkisë.
Kreu i Bashkisë tha se brenda kësaj jave, Bashkia do të promovojë një tjetër projekt-pilot pranë stadiumit Dinamo, i cili do të ndjekë shembullin e atij te sheshi "Italia". Duke iu referuar këtij të fundit Veliaj tha se parkimi në sheshin "Italia" ka gjeneruar një mijë euro të ardhura, të cilat shkojnë për Bashkinë.
Sa i përket tarifave të parkingjeve me pagesë, Veliaj tha se ato do të jenë më të ulta se ato që ekzistojnë aktualisht në Tiranë, ku përmendi rastin e mbi 3 mijë vendeve ku ora e qëndrimit kushton 1 mijë lekë.
Për këshilltaren e majtë Erisa Spiropali, rasti i sheshit “Italia” duhet marrë shembull, pasi i jep zgjidhje problemit të parkimit.
“Duhet një falënderim për bashkinë e cila parkimin e ka prioritet të saj. Sheshi Italia është një shembull se si mund të administrohet një sesh i zaptuar për arsye personale përfitimi. Ky shembull duhet marrë për të zgjidhur problemet e parkimit. Parkimi është një nga problemet kryesore. Lagjet janë kthyer në beteja dy luftimi midis të fortëve për parkim. Paratë e marra do shkojnë për të ardhurat e bashkisë," tha ajo.
Sa i përket rezidentëve Spiropali tha se ata duhet të kenë kartën e tyre të rezidentit.
/Shqiptarja.com

VIDEO