Parku i madh i liqenit, festa
për fundvitin deri më 31 dhjetor 

Parku i madh i liqenit, festa<br />për fundvitin deri më 31 dhjetor 
Çdo ditë deri në datën 31 Dhjetor, ora 11:00 - 13:00,  do të hapen dyert e Kopshtit Zoologjik për fëmijët dhe familjet e kryeqytetit, ku përveç vizitës së kafshëve që ndodhen në Kopshtin Zoologjik, ofrohen edhe programe argëtimi dhe shpërndarje dhuratash për festat e fundvitit, sidomos për fëmijët e familjeve në nevojë.

Drejtori i Agjencisë, Blendi Gonxhja thekson se festën e sotme e nisim me një harmoni ndërmjet fëmijëve të punëtorëve të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhefëmijëve të kryeqytetit. Festa fillon me ndarjen e dhuratave për fëmijët e punëtorëve të Agjencisë, punonjës që janë vetësakrifikuar prej 15 muajsh me një punë të jashtëzakonshme.

“Sot është një ditë ndryshe në Tirana Zoo Park ku oborri përpara tij është kthyer në një hapësirë publike. Kemi hapur dyert për qytetarët, frekuentuesit e parkut, por edhe për fëmijët e punëtorëve tanë”, u shpreh Gonxhja.

I gjithë Parku i Madh i Liqenit u "pushtua" nga aktivitetet kushtuar familjes, ku midis të tjerave hyrja për në Kopshtin Zoologjik ishte falas, ndërsa përfaqësues të klubeve të ndryshme kanë ofruar tavolinat e mbledhjes së fondeve për fëmijët me aftësi të kufizuara.

[gallery]20233[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'