Parku te ish- Fusha e Aviacionit
Veliaj: Investimi për të gjithë moshat

Parku te ish- Fusha e Aviacionit<br />Veliaj: Investimi për të gjithë moshat
Parku te ish-Fusha e Aviacionit po kthehet me shpejtësi në një hapësirë argëtimi e rekreacioni për fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit.
 
Bashkia e Tiranës ka nisur prej disa ditësh rikonstruksionin e sheshit sportiv dhe këndit të lojërave në Njësinë 7, me qëllim rikthimin e kësaj hapësire të degraduar prej disa vitesh për qytetarët.
 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit tha se projekti te ish Fusha e Aviacionit ka si qëllim rehabilitimin e gjithë zonës përreth, duke krijuar kushte çlodhëse për të gjithë banorët.
 
‘’Do të fillojmë me rehabilitimin e gjysmës së ish Fushës së Aviacionit dhe do ta ndajmë investimin në dy pjesë. Pjesa e parë do të përfshijë rehabilitimin e fushave sportive dhe një kënd të ri lodrash për fëmijët, ku kemi mbjellë tashmë disa pemë. Për të rinjtë do të ketë fusha sportive, për më të moshuarit stola, parqe, por edhe një kënd force, për t’u marrë me aktivitet dhe sigurisht, për më të preferuarit e bashkisë, për fëmijët, një kënd lodrash që do e ketë zili gjithë Tirana, ashtu siç kemi bërë ndërhyrje edhe në këndet e tjera të lodrave”, u shpreh Veliaj.

Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës do të mbrojë interesin e qytetarëve dhe t’u ofrojë atyre mundësi argëtimi dhe rekreacioni, sidomos sa i takon më të vegjëlve të qytetit dhe të moshuarve.

 “Nëse kafenetë kanë zot dhe hapësira për të moshuarit dhe fëmijët është trajtuar si hapësirë pa zot, unë jam këtu për të thënë që po, edhe kjo hapësirë ka një zot dhe zoti i hapësirës për fëmijët dhe të moshuarit është Bashkia e Tiranës. Ndaj sot, po i dalim zot hapësirës publike ashtu si privati i ka dalë zot hapësirës së tij. Unë besoj se ky qytet meriton të sfidohet me aktivitet sportiv dhe fizik për fëmijët, me një jetë e ushqim të shëndetshëm”, tha kreu i Bashkisë.
 
Përveç rivitalizimit të zonës së banuar në ish-Fushën e Aviacionit, Veliaj u shpreh se në një vit ka filluar puna për këndin e 13 të argëtimit dhe lojërave sportive.

[gallery]21563[/gallery]


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Mendim ndryshe brenda PD-së së non gratës, apo parti e re?! Vula te Berisha ndan edhe më shumë demokratët

Mendim ndryshe brenda PD-së së non gratës, apo parti e re?! Vula te Berisha ndan edhe më shumë demokratët