PS nuk ‘lëshoi’ Olta Xhaçkën, mandati s’dërgohet në Kushtetuese, Bardhi: Me votë politike të Edi Ramës, u ekzekutua përfundimisht Reforma në Drejtësi! Puç kushtetues dhe regjim diktatorial
Gazment Bardhi dhe Edi Rama, gjatë debatit dhe interpelancëse dje në Parlament
Debatet e forta parlamentare gjatë ditës së djeshme në Kuvend, sidomos ato për mbetjet toksike dhe mandatin e Olta Xhaçkës, u shoqëruan edhe me akuza të rënda dhe përplasje verbale të opozitës ndaj ministrave dhe vetë kryeministrit Edi Rama.
Teksa mazhoranca refuzoi zbatimin e vendimit të Kushtetueses për mandatin e Olta Xhaçkës, nuk ka munguar sot (13 Shtator) reagimi i radhës nga PD. Ishte kreu i grupit, Gazment Bardhi, ai që ka goditur përsëri qeverinë dhe deputetët socialistë për votimin e djeshëm.
“Me votë politike të Edi Ramës në Kuvend dje u ekzekutua përfundimisht Reforma në Drejtësi. Puçi kushtetues i Kuvendit, duke injoruar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, është i pandodhur kurrë në 34 vjet, i paprecedent dhe i denjë vetëm për regjimet diktatoriale”, tha Bardhi.
Opozita kërkonte që Parlamenti të njihte dhe zbatonte vendimin e mëparshëm të Kushtetueses, duke votuar heqjen e mandatit të ish-ministres socialiste, por kjo nuk ndodhi.
“Dje u varros përfundimisht edhe propaganda e Edi Ramës për komisione të posaçme për Shtetin Ligjor. Të gjithë ata që dyshuan se Edi Rama tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën, morën përgjigje finale me votimin e djeshëm, ku për herë të dytë Edi Rama refuzoi të ekzekutojë vendimet e GJK”, theksoi ligjvënësi demokrat.
Grupi Parlamentar i PD sipas tij, “dënon me forcë aktin e djeshëm të Kuvendit dhe të Edi Ramës, për t’i dhënë statusin e paprekshme nga drejtësia bashkëpunëtores së tij” dhe më tej shtoi se “garanton se do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor”.
“Shteti personal nuk ka asnjë lidhje me shtetin ligjor. Një vend kandidat për në BE dhe një vend anëtar i NATO-s ka shkelmuar para çdo shqiptari dhe ndërkombëtari parimet elementare të shtetit ligjor. Nga dje, Shqipëria nul ka asnjë dallim me vendet autoritare!”, përfundoi Bardhi deklaratën e tij.
Deputeti shkëmbeu dje nga seanca për interpelancë me kryeministrin Rama, akuza të rënda, teksa kryeministri iu përgjigj me batuta, duke i kujtuar edhe deklaratën e hershme të tij, se po të kthehej Berisha në PD, ai do dorëzonte mandatin e deputetit.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
25.2%
-
Të gabuar
70%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1804
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abstenimi për mandatin e Xhaçkës, Çollaku: Sot duhet të ishte shpërndarë Kuvendi! Republika ka rënë
13 Shtator, 14:26
-
Takimi i grupit të PS në Elbasan, fokus vota e diasporës! Fuga porosi deputetëve: Shtoni aktivitetin në rrjetet sociale
13 Shtator, 13:59
-
PS nuk çon në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, BE për Report Tv: Nuk është hap në drejtimin e duhur! Zbatimi i vendimeve nga Parlamenti, thelbësore
13 Shtator, 12:51
-
240 oficerë të angazhuar për sigurinë në shkolla, Rama: Janë syri dhe veshi i prindit, duhet të njohin me emër çdo fëmijë
13 Shtator, 11:32
-
Siguria në shkolla/ Ministria e Arsimit: Kemi shtuar 40 oficerë të rinj sigurie dhe u rritëm pagat 20%, 240 shkolla të ruajtura dhe 733 incidente më pak se vjet
13 Shtator, 10:56
-
‘Pëllumb Gjoka emëroi drejtorin e policisë së Shkodrës’, avokati Ylli Manjani i përgjigjet Bardhit: S’ka asnjë gjurmë që e lidh me përdorimin e Sky-ECC
13 Shtator, 10:47
-
PS nuk ‘lëshon’ Olta Xhaçkën, mandati s’dërgohet në Kushtetuese! 65 abstenim, 9 kundër, 25 pro! Opozita: Turp! Spiropali: Do i kërkojmë mendim Komisionit të Venecias
13 Shtator, 00:42
-
Dash Sula bën deklaratën e fortë në 'Frontline': I kam thënë kolegëve socialistë, po të mos ishte për ligjin do na kishit eliminuar edhe fizikisht
12 Shtator, 21:47
-
Spahiu: Mos harroni, kur Berisha kishte pushtet, futi 4 vjet në burg kryetarin e opozitës
12 Shtator, 21:37
-
FOTOT/ Shef, tregoja mirë vendin këtij Gazit
12 Shtator, 18:46
-
Ndryshimet në ligjin për 'Urdhrin e Mjekëve', Koçiu: Shmanget konflikti i interesit! Rritje e transparencës dhe përmirësim i shërbimit
12 Shtator, 15:22
-
Debate në Kuvend për drejtorin e Policisë së Shkodrës/ Bardhi lexon kodet e SKY ECC: E emëroi krimi! Ministri: Bisedat janë të 2021, u emërua në 2023! Reagon Sulaj: E padis
12 Shtator, 15:04