Parlamenti Europian: Rusia shfrytëzon Serbinë për ndërhyrje në Ballkanin Perëndimor

Komiteti i Posaçëm për Ndërhyrjet e Huaja i Parlamentit Evropian ngre shqetësimin se Rusia po shfrytëzon ndikimin e saj në Serbi për të ndërhyrë në shtetet fqinje në Ballkanin Perëndimor.

Sipas një raporti të miratuar të mërkurën në PE nga 27 përfaqësues të vendeve të Evropës, ushtrohet në Bosnje nëpërmjet Republikës Serbe, në Mal të Zi duke shfrytëzuar ndjenjat pro serbe si dhe Kishën Ortodokse serbe dhe duke nxitur mosmarrëveshjet ekzistuese në veriun e Kosovës.

Në raport thuhet se mesazhi pro-rus përhapet përmes mediave në pronësi serbe dhe hungareze në Ballkanin Perëndimor, ndërsa shprehet shqetësimi me “gjetjet e fundit se Serbia është vendi më i cenueshëm ndaj ndikimit të huaj negativ në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht nga Rusia dhe Kina.

“Dënojmë veçanërisht ashpër hapjen e një zyre të RT-së në Beograd dhe hapjen e shërbimit të saj të lajmeve në internet në serbisht, duke lejuar kështu këtë aktor malinj të përhapë dezinformatat e tij në të gjithë rajonin” thuhet në raport.

Serbia është vendi i vetëm evropian që nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 26/04/2023 23:15

    Rusia e shfrytzon edhe Shqipërin më ndihmen e Edvin shkjaut shqipfolës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja