Parlamenti grek 'vulos' marrëveshjen, njihen patentat shqiptare

Parlamenti grek ratifikoi sot marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë, pas marrëveshjes së firmosur që në 11 maj 2018.

Kjo do të thotë se me një patentë shqiptare mund të udhëtohet lehtësisht në Greqi, pa dashur të marrësh patentë ndërkombëtare, dhe anasjelltas edhe për grekët që vijnë në Shqipëri. Kjo vlen për të gjithë ata shqiptarë që udhëtojnë përkohësisht drejt Greqisë për arsye familjare, pune apo pushime.

Me këtë marrëveshje, e cila mori fuqi zbatimi sot në parlamentin grek, shqiptarët kursejnë rreth 700 euro dhe nuk ka më nevojë që të kryejnë nga e para procedurat për t’u pajisur me leje drejtimi.

Kjo marrëveshje pason marrëveshjen për përdorimin e toponimeve në dokumentet e udhëtimit, heqjen e rezervës për përdorimin e vulës apostile për dokumentet, si dhe regjistrimin pranë zyrave konsullore të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi nga një ose dy prindërit që nuk kanë leje qëndrimi të rregullt.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në Facebook shpjegoi se kjo marrëveshje lehtëson kursen kohën e tyre nga procedurat e zgjatura dhe paratë e shumta për pajisjen me leje drejtimi.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshje është në frymën e përpjekjeve të diplomacisë shqiptare për të ndërlidhur objektivat madhorë të politikës së jashtme me çështjet ditore të shqiptarëve.” - theksoi në mbyllje të postimit të tij Cakaj.

Në një status në Facebook, edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ishte edhe nismëtari i kësaj marrëveshje përmes dialogut të zhvilluar me Greqinë, përshëndeti nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

"Greqia, përveçse një partner me rëndësi strategjike, anëtarë e NATO-s dhe BE-së, është fqinj me të cilin ndajmë përditshmërinë dhe fatet e përbashkëta për shkak të dinamikës së shkëmbimeve në të gjitha nivelet e lidhjet njerëzore. Është kjo arsyeja që me Greqinë duhet të vijojmë angazhimin e nisur të një politike të hapave të vegjël por të sigurtë. Të një politike që parashtron çështjet dhe skicon rrugëzgjidhje për qyetarët në interes të dy vendeve tona", tha Bushati.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:24
Ja sa lekë kursejnë shqiptarët nga njohja e patentave që bëri Greqia


Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor thekson se njohja e patentave shqiptare nga Greqia u kursen qytetarëve shqiptarë 700 euro. "Për të gjithë bashkëkombasit tanë në Greqi por jo vetëm, një lajm i mirë nga Greqia! Parlamenti grek sapo ratifikoi marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të lejedrejtimeve mes Shqipërisë e Greqisë! Marrëveshja lehtëson jetën e qytetarëve, shmang sorollatjen nëpër zyra, harxhimin e kohës dhe parave! Rreth 700 euro kursejnë shqiptarët në Greqi, të cilët nuk do të kenë nevojë që të kryejnë nga e para procedurat për t’u pajisur me leje drejtimi, por mund të kryejnë konvertimin.

Gjithashtu, të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë përkohësisht drejt Greqisë për arsye familjare, pune apo pushime nuk do të kenë më nevojë të pajisen me lejedrejtimi ndërkombëtare! Rritja e standardeve dhe e sigurisë së Lejedrejtimit shqiptar, si proces kualifikimi dhe si cilësi prodhimi është një tjetër faktor që ndihmon në procesin e njohjeve nga shumë vendet anëtare të BE-së! Pas Greqisë vijon puna për njohjen së shpejti edhe nga Gjermania" shkruan DPSHTRR.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • iTALIANI: 30/01/2020 08:48

    Ishalla mos tanjohin italia se ashtu sic e marrin matenten shqiptaret vetem ne afrik mund te ngasin.

    Përgjigju
    • Dritani: 10/02/2020 17:39

      Dmth ti thua qe shqiptaret qe rrojne mes racizmit dhe ju del shpirti ne pune te paguajne qe te marrin patenten italiane. Eshte normale per ty qe njerezit qe e kane paguar nje here patenten (ne shqiperi) ta paguajne edhe nje here tjeter (ne itali)?

  • Kafsha: 29/01/2020 13:21

    E cdo me thene kjo? Jorgot origjinale i rropen Jorgot artificiale sepse u kanë dhene patentat e tyre . Me mijëra e mijera euro Jorgot rropen Jorgot !

    Përgjigju
    • Elton: 29/01/2020 14:02

      Gjynah tere jeten rrugeve, portokalleve, ullinjve e qebabtoreve gjiro. I shkaterruan!

    • Miri: 29/01/2020 13:58

      Dhe akoma po i rrjepin! E miratuan pas pilafit ndërkohë qe duhet ta kishin bere dy dekada me pare qe emigrantet leket ti linin për patentat shqiptare dhe jo ato greke. E bene tani qe nuk ka me interes pasi gjith emigrantet udhetojne me ato greke. Rrjepje me dinakeri!

  • Albania: 29/01/2020 13:09

    Edi rama heroi i shqiptareve.. jo si sali zagari u fali detin saliu kancer i shqiperise..!

    Përgjigju
    • Albania: 29/01/2020 16:03

      Ik ore zagar mos fol ashtu per ramen .. derr i ndyre i sali pleres..!

    • Sulejmën Selenica: 29/01/2020 14:13

      Gezohju idiot gezoju se shallvarja u dha tabelat greke në rruget kombetare te republikes. Dele, beeeeeeee, beeeeeeee!

  • : 29/01/2020 12:29

    Lajm i mir per pilotat shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës