TIRANE - Parlamenti i Shqipërisë është vënë nën masa të rrepta sigurie, kjo si pasojë e informacioneve të SHISH për sulme të mundshme ndaj institucioneve. Numri i punonjësve të gradës në institucionet e rëndësisë së veçantë, edhe në parlament ku mbahet seanca plenare e kësaj të enjteje, është dyfishuar.
 
Siguria në institucionet shtetërore në vend por edhe në pika të veçanta, si ato kufitare, apo zona të mbipopulluara është rritur së tepërmi pas sulmeve terroriste që ndodhën në Paris më 13 nëntor. Burime për Shqiptarja.com thanë se Shërbimi Informativ Shtetëror ka dhënë informata për sulme të mundshme në institucione në Tiranë, e veçanërisht ndaj Parlamentit, ndaj forcat e rendit janë vënë në gatishmëri dhe shërbim të përforcuar.
Automjetet e parkuara në rrugën përballë Parlamentit janë lëvizur.

garda
(Efektivët e gardës në hyrjen e Parlamentit)

Kështu, siguria është rritur në ndërtesat shtetërore, në godinën e Parlamentit, Kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit, Prokurorisë së Përgjithshme dhe institucioneve të tjera të rëndësishme. Rreth 250 forca të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s janë në terren në zona të mbipopulluara, siç është Stacioni i Trenit, Zogu i Zi, Sheshi Shqiponja, zona pas kryeministrisë, mbikalimi i Rinasit e të tjera. Forcat e rendit janë vendosur në shërbim 24 orësh me efektivë me anti-plumb dhe kallashnikov.

Këto foto janë sot nga aeroporti i Rinasit, edhe aty forcat e policisë janë të shumta.
rinas
masa sigurie
masa sigurie
(Masat e shtuara të sigurisë në aeroportin Nënë Tereza)  FOTO TË TJERA
 
Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta nuk ndodhen në Shqipëri pasi janë për një vizitë zyrtare në Turqi.
 
Pas sulmeve makabre të së premtes në Francë me 219 viktima, grupet terroriste të ISIS kërcënuan se shumë vende të Evropës do të përballen me të tjera sulme, veçanërisht Parisi.

gardistet
(Masat shtesë të gardës në hyrjen e Kuvendit)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)