SPANJE- Deputetët spanjollë i kanë kërkuar qeverisë së tyre të njohë shtetin palestinez. Një rezolutë e paraqitur nga socialistët fitoi mbëshetjen e të gjitha grupeve politike të dhomës të ulët dhe do të kërkojë njohjen kur palestinezët dhe izraelitet të negoicojnë një zgjidhje për konfliktin e tyre të gjatë. “Parlamenti spanjoll njëzëri beson se njohja e shtetit palestinez është kontributi më i mirë që mund të bëjmë ne për të arritur paqen.
Ky mesazh duhet të kuptohet si një vendim që nuk shkon kundër askujt dhe asgjëje”, iu drejtua një kongresmen socialist parlamentit. Votimi reflekton një rritje të interesit të Europës për një zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez, të marrë pas 50 ditë lufte intensive gjatë verës në Gaza.
Deputetët britanikë dhe irlandezë votuan për një lëvizje të ngjashme simbolike në muajin tetor, ndërsa ligjbërësit francezë do të votojnë mbi një propozim më 28 nëntor.
Qeveria suedeze shkoi një hap më tej duke u bërë vendi i parë i BE-së që njohu zyrtarisht shtetin palestinez, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve që e njohin Palestinën në 135.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com