Parodia e Ilir Metës me Athinën

Parodia e Ilir Metës me Athinën

Presidenti Ilir Meta

Vetëm katër vjet më parë Ilir Meta, në atë kohë kryetar Parlamenti, vrapoi në Athinë së bashku me një grup deputetësh që i cilësonte si “anti-Rama” brenda PS-së, dhe shpalli rrezikun e prishjes së marrëdhënieve me Greqinë nga ana e kryeministrit shqiptar.

“Si të gjithë fqinjët, në historinë e marrëdhënieve tona kemi disa plagë, por nuk janë këto që dominojnë marrëdhëniet tona.

Ato dominohen nga interesat e përbashkët, dhe dihet që një plagë edhe kur e përkëdhel, prapë e lëndon.

Por unë besoj që ne me urtësi dhe me vullnet pozitiv, jo vetëm që do t’i japim një hov të ri marrëdhënieve të gjithanshme shqiptaro-greke, sepse kjo është një kërkesë e qytetarëve tanë, por dhe t’i trajtojmë në mënyrë konstruktive sipas edhe përkatësisë europiane që na takon të gjitha çështjet e mbartura nga e kaluara”- deklaroi Meta, në takimin me Alexis Tsipras, me shpresën që do të ndërsente Athinën kundër Edi Ramës.

Meta në atë kohë nxitoi ta bënte Syriza-n e Tsiprasit edhe aleat të LSI-së, sa e ftonte edhe në aktivitetet e saj, duke përfituar nga toni anti-Merkel i Tsipras e kur kreu i LSI-së u zemërua shumë nga axhenda e kancelares gjermane në Tiranë.

Por përveç Tsiprasit, Meta u takua me presidentin e Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i cili kërkoi rritjen e numrit të varrezave të ushtarëve grekë në Shqipërisë.

Por ka edhe më: Ilir Meta ishte presidenti i Shqipërisë, që në vitin 2019, pikërisht në gusht, pas zgjedhjeve të 30 qershorit kur u prish me Perëndimin, pra SHBA-BE, dekoroi ambasadoren greke në Tiranë, e cila ishte shumë e zellshme në miqësinë me “vorio-epiriotët” e Himarës dhe ata matanë kufirit.

Dekorim që presidenti e bëri pikërisht për të tentuar të prekte ndjeshmërinë e Qeverisë konservatore greke, në mënyrë që të prishte atmosferën abrazive me Perëndimin.

Por Micotaqis, realisht, edhe pse është konservator, pra që merr vota edhe nga fanatikët nacionalistë, nuk ka tentuar t’i hedhë benzinë zjarrit, edhe pse me Turqinë është në konflikt.

Ndërkaq, ka qenë Ilir Meta, që në muajt e parë të tij si president i Republikës, e hapi kapitullin e dhënies së shtetësive shqiptare masive, me një “shqiptar të dorës së parë”: as më pak e as më shumë, po prof Dr.Anastasios Janullatos, të cilit që prej 1991 kur ka ardhur në Shqipëri, asnjë president nuk pra pranuar t’i japë pasaportën kuqezi.

Ndërkaq, Meta si kryeministër ka firmosur dy privatizimet më strategjikë që ju dhanë dy kompanive greke: AMC-në që ju dha Cosmote-së dhe licenca e dytë kombëtare ju dha Vodefone Greece.

Megjithatë, Meta nuk është se ka bërë politikë si nacionalist dhe qëndrimet e tij i ka pasur të hapura dhe nuk është ndëshkuar me votë për këtë.

Por si president i Republikës, që prej vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese kundër qeverisë së Sali Berishës dhe Ilir Metës në 2009, ai është pjesë e çdo traktati ndërkombëtar.

Nuk ka negociata pa pëlqimin e presidentit, nuk ka asnjë nisje bisedimesh, apo diskutim të një drafti pa pëlqimin e Metës, nuk emërohet asnjë delegacion pa pëlqimin e tij.

Qoftë edhe ky që do të ngrihet në rastin e zgjidhjes së konfliktit të detit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë në Gjykatën e Hagës.

Atëherë përse Meta premton se do të marrë “vendimin e shumëpritur” për të çjerrë maskën e “tradhtarëve”?

Sepse mirë Edi Rama nuk e ka pyetur dhe pret që të kthehet “hëna e duhur” për presidentin e Shqipërisë, por nuk ja ka varur as Athina.

Ndaj nuk është çudi që të riaktivizohet sërish në rrugë “populli i 2 marsit” nën 15 vjeç, që të shkojë e të mbrojë detin Jon nga Edi Rama, por jo në Sarandë e Ksamil, po në rrugicat e Bllokut dhe sheshin “Skënderbej”…TemA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare