PRISHTINË, 27 Shtator /ATSH-B.Jashari/.-Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga u takua sot në New York me sekretarin për marrëdhënie me jashtë të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin.
Presidentja Jahjaga e vlerësoi lart vizitën e Papa Francesku në Shqipëri dhe porositë e tij për paqen dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve. Ajo tha se kjo vizitë është një simbolikë e rëndësishme edhe për të gjitha vendet e rajonit të Evropës Juglindore dhe për raportet fqinjësore të tyre, theksohet në njoftimin e dërguar nga Presidenca e Kosovës.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova, që prej shpalljes së pavarësisë së saj më 2008, është shndërruar në një faktor të rëndësishëm të paqes dhe të stabilitetit si dhe promovuese e fqinjësise së mirë. Ajo tha se Kosova është e ndërtuar mbi parimin qytetar dhe vlera më e madhe e saj është toleranca fetare e kultivuar ndër shekuj.
Presidentja Jahjaga tha se trashëgimia kulturore e fetare e Kosovës është pasuri e madhe e vendit nën përkujdesjen e institucioneve dhe të vetë qytetarëve të Kosovës.Duke vlerësuar procesin e konsolidimit ndërkombëtar të vendit, Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot është e pranuar nga 108 vende të botës dhe se pranimi nga Vatikani do të kishte një rëndësi të veçantë.
Sekretari për marrëdhënie me jashtë i Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin u interesua për zhvillimet aktuale në Kosovë, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe për perspektivën evropiane të Kosovës dhe gjithë rajonit.
Ai tha se Selia e Shenjtë po i përcjell me kujdes zhvillimet në Kosovë dhe përparimet në raportet në rajonin e Ballkanit.z.t/./a.g/
/Shqiptarja.com