Një fotograf 33 vjeçar, Anthony Barbour nga Liverpuli, i ka shndërruar parqet, fshatrat dhe plazhet e Liverpulit në një botë të vogël intime.

Ai shpenzon orë të tëra duke u rrotulluar në këndë të ndryshme për të marrë të paktën 50 foto që do ti mundësojnë atij krijimin e një “planeti fotografik” në pamje 360 gradë. Ai përdor Photoshopin për ti bashkëngjitur fotot në një imazh të vetëm impresionues.
 
“Unë rrotullohem rreth tre herë në të njëjtin vend derisa kap aq kënde sa dua, nga toka në qiell. Mbajta e vetes gjallë përmes artit të fotografisë është shumë rëndësishme për mua”, thotë artisti.
 
Kështu ju do të shihni parqet e njohura të Liverpulit në formën e planeteve të vegjël. Gati-Gati ngjajnë si suvenirë të punuar në dru, por në fakt janë produkt i imagjinatës krijuese të fotografit.

parqet
parqe

 Redaksia Online
(Alt.H/shqiptarja.com)