Zhaku me Elena Kocaqin themelojnë parti! Flet për Report Tv: Do bëjmë revolucion, Berisha e Meta e kanë lakun në fyt! Na janë bashkuar intelektualë të diasporës

Partia ‘Aleanca Kombëtare Shqiptare’, është partia më e re e themeluar nga Inida Gjata dhe historiania Elena Kocaqi, e cila do të garojë në zgjedhjet parlamentare të viti 2025.

Për të folur lidhur me idenë e themelimit të kësaj partie, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, ishte në një lidhje skype nga Gjermania Inida Gjata, e njohur në Shqipëri me emrin e artit 'Zhaku'.

Gjata sulmoi partitë e vjetra, duke thënë se e kanë shkatërruar këtë vend, ndërsa u shpreh e sigurt se partia e re do të bëjë revolucion dhe do të ketë një fitore të sigurt në zgjedhje.

“Mjafton të shohësh si vijojnë me të njëjtën retorik dhe se si shahen me njëri –tjetrin këta të opozitës, janë të degraduar si Berisha, Meta. E gjithë kjo klasë politike e kalbur ka shkatërruar shpresat dhe besimin tek shqiptarët dhe tek ata të diasporës. E kanë trajtuar vendin si ta kenë të trashëguar nga babai. Ne do të fitojmë në mënyrë spektakolare. Këta e kanë lakun në fyt, sepse janë shkatërrimtar, kriminelë, kanë shkatërruar çdo gjë. Shih njerëzit që kanë ata përreth, janë njerëz pa ide. Ne do të bëjmë revolucion. Ne se kemi betejën me partitë e vogla, ata kanë rrugëtimin e tyre nuk do kenë ne do të zgjedhim hallet e popullit”, tha ajo.

Gjata tha mbledhja e firmave ka nisur prej kohësh dhe vijon pasi synohet që të mblidhen sa më shumë.

“Ne e kemi filluar mbledhjen e firmave, që kur vendosëm që ta bëjmë bashkë këtë, na u bashkuan shumë personalitete, Elena kishte kohë që e kishte nisur mbledhjen e firmave dhe njerëzit prisnin që të vinte momenti i duhur. Firmat i kemi mbledhur, por duam që të kemi mbi numrin e kërkuar dhe jemi duke kontaktuar me aktivist dhe me njerëz që duan të na mbështesin dhe me shqiptar që janë gati që të vijnë që të votojnë”, tha ajo.

Edhe pse prej disa vitesh ajo jeton në Gjermani, Gjata tha se ajo do të rikthehet në Shqipëri, ndërsa theksoi se partisë së re i janë bashkuar edhe shumë intelektual që jetojnë në diasporë.

“Po do të rikthehem. Ne jemi duke u organizuar në një mënyrë tepër efektive, ka shumë fryte ky organizim dhe do të kthehemi me intelektual dhe njerëz që e duan vendin. Unë vet këtë dua që të realizojë këtë projekt”, tha ajo.  

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Votat: 08/10/2024 21:04

    Nese merr vota nga mazhoranca se per keto emra qe thua skan vota per vete jua mer Arlind Qori mbi 7-8 deputet mbajeni mend Qorri-Rama do jete mandati katert

    Përgjigju
  • Emigrati: 01/10/2024 19:22

    Do jem anteriore i par i kesaj partie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë