Parti politike pa transparencë
për financimin e fushatës zgjedhore
Grupi për Studime Juridike dhe Politike së bashku me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur publikuan raportin për standardin e financimit të partive politike. Ky raport gjen shumë shkelje dhe jo-transparencë të partive politike për deklarimin e financimit të partive para dhe gjatë fushatës zgjedhore.
PRISHTINE- Grupi për Studime Juridike dhe Politike së bashku me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur publikuan raportin për standardin e financimit të partive politike. Ky raport gjen shumë shkelje dhe jo-transparencë të partive politike për deklarimin e financimit të partive para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Edhe përkundër thirrjes për një transparencë të tillë, asnjë parti politike nuk është i është përgjigjur kërkesës për deklarim të financave.
Raporti për standardet për financimin e partive politike arrin në konkluzionin se financimi i partive politike në Kosovë është proces i mbyllur. Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se, sistemi aktual në Kosovë nuk përmbush standardet ndërkombëtare sa i përket financimit të partive politike:
“Aktualisht sistemi i financimit të partive politike mbetet një praktikë shumë e mbyllur, e paqartë për publikun dhe me shumë hapësira për keqpërdorim për ato parti të cilat pastaj vijnë në pushtet dhe një pushtet të tillë eventualisht e përdorin për tju dhënë tenderë , leje apo licenca bizneseve apo subjekteve që ato i kanë financuar më herët”, tha ai.
Raporti thekson se çdo partie politike në Kosovë i mungon kontrolli i brendshëm financiar. Sipas standardeve të komisionit të Venedikut është dashur që edhe
KQZ të vendos një listë për ato biznese të cilët lejohen të bëhen donatorë të partive politike.
“Sistemi aktual ligjor mundëson verifikim vetëm të donacioneve të cilat janë të raportuara prej partive politike pra nuk kemi një mekanizëm që përcakton se kush në fakt është donatorë i fshehtë i një partie politike”.
Sipas Korenicës pasqyrat financiare të partive politike nuk korrespondojnë me shpenzimet që i bëjnë në realitet dhe kjo mbase është edhe mangësi e ligjit aktual pasi nuk përcakton gjetjen e atyre që bëjnë financime të fshehta.
“Çdo aktivitet i bërë nga partitë politike përpara datës 28 maj nuk hyn në kufirin e lejuar të shpenzimeve që çdo parti politike mund të bëjë që është kufiri i vendosur nga KQZ pra 900 mijë euro për çdo parti politike kjo në vetvete përbën një ikje nga fryma e ligjit për financimin e partive politike. Sepse partitë politike kanë bërë fushatë në një periudhë që nuk ka qenë e lejuar që të bëhet dhe çdo shpenzim i bërë në atë parafushatë ato i ikën detyrimit për ta futur në limitin e përcaktuar nga KQZ sa i përket fushatë zgjedhore”, tha ai
Sipas monitorimit të partive politike, partitë e mëdha PDK, LDK dhe AAK kanë më së shumti aktivitete publike respektivisht shpenzime financiare.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.6%
-
Jo
46.1%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 6928
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32