Stojku pralajmëron partinë e re: Kurrë mos thuaj kurrë, çudia më e madhe zgjat 3 ditë

Deputeti Edmond Stojku në një intervistë në edicionin qendror në Report Tv la të nënkuptuar se ekziston mundësia që në të ardhmen të krijojë një parti të tij. Ai tha se është një individ me 34 eksperiencë pune në jetën e tij si mjek, madje ka drejtuar edhe insitiucione dhe është i përgatitur për të drejtuar një parti.

"Kurrë mos thuaj kurrë, çudia më e madhe zgjat 3 ditë, kohën përpara e kemi, koha pret. I rëndësishëm është rikthimi në origjinë, që do të hynë 140 deputetë që shqiptarët do t'ua dinë emrin e nga vijnë. Unë sot jam një individ që kam 34 vite punë në pozicionin e mjekut. Kam drejtuar institucione. Kam një sipërfaqe elektorale e shpesh herë jam mundësi e zgjidhjes, unë nuk kam frikë nga e vërteta, se në momentin që do të kemi do të iki", tha Stojku.

Në lidhje me partitë e tjera ai tha se kush është armik i vetes dhe i familjes është dhe armik i gjithë popullit, duke theksuar se ka qëndruar strikt e rigoroz në shërbim të njerëzve.

"Ne kemi propozuar diçka ndryshe, shqiptarët kanë mësuar për herë të parë që në institucionet vendimmarrëse të jemi më të vërtetë më të qenësishëm. Nuk kemi bërë asgjë më tepër se s'kemi ndjerë kemi. Ne brenda vetes kemi parti të tjera dhe për herë të parë shqiptarët do të kenë përballë fytyrën e jo fantazmën. Për herë të parë, kjo na bën më të përgjegjshëm e të identifikueshëm në komunitet. Unë ndahem përjetë me dikë që lufton kundër interesave të popullit tim. Ata që më kanë votuar do të vazhdojnë të më votojnë, nuk i trembem asnjë ngjarjeje. Ne do të mbahemi mend si firmëtarët e tretë pas pavarësisë dhe Lushnjes. Unë nuk kam ndërprerë komunikim me askënd, jam vetvetja gjatë gjithë kohës, komunikim është dypalësh, jo nuk kam komunikuar. Kush është armik i vetes dhe i familjes është dhe armik i familjes. Unë kam qëndruar strikt, rigoroz në shërbim të njerëzve të votuesve dhe të atyre që nuk më kanë", tha Stojku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë