Partia Demokratike si Nëndetësja 105: Një paralele ngjashmërie

Partia Demokratike si Nëndetësja 105: Një paralele ngjashmërie

Nëndetësja 105

Në “Ballë për ballë”, film i Kinistudio Shqipëria e Re, episodi që kulmon ngritjen e temperaturës së konfliktit ruso-shqiptar është përplasja e drejtë për drejtë e marinarëve rusë më marinarët shqiptarë, ekuipazh i nëndetëses 105. Ky duel zhvillohej në thellësi të detit të hapur. Kursin e urdhëron herë komandanti rus dhe herë komandanti shqiptar. Timonin e anijes e rrëmbenin nga duart e njeri tjetrit timonierët respektiv marinari rus dhe ai shqiptar. Nëndetësja 105 turfullonte si një bishë deti e trullosur në thellësi pa mundur të merrte një kurs. E gjithë kjo deri sa prestarët rus të ekuipazhit kërcënuan të përdornin armët ndaj pjesëtarëve shqiptarë të ekuipazhit. Ky test force e kërcënimi prej superfuqie dështoi. Bijtë e nënave nuk u dorëzuan, qëndruan burrërisht dhe pranuan deri flijimin për nder të asaj që ishte shqiptare.

Komanda ra në duart e pjesëtarëve shqiptarë të ekuipazhit. Nëndetësja mori kursin për tu kthyer në bazë. Një episod real (ndodhur më 30 prill 1961 në nëndetësen shqiptare 196, në film nëndetësja 105) dhe i goditur që jo vetëm shpaloste një konflikt të madh e të rrezikshëm mes Republikës së Shqipërisë dhe ish BRSS, por solli edhe preludin për tu prishur marrëveshjet e padrejta të mbajtura nga fuqitë e mëdha në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Aktualisht Partia Demokratike ndodhet në të njëjtën situatë përshkrimore si edhe nëndetësja 105. Një nëndetëse që prej vitesh ka marrë kursin e arratisë dhe nuk di të kthehet në bazë/mol. Me një shpirt bredhëritës rend nëpër dete të hapur dhe nuk gjen qetësi. Si e tërbuar lëshon silura në të katër anët e horizontit duke goditur kudo e gjithkënd, jo rrallë edhe molin e vet.

Turfullon e ngre stuhi edhe ditët me diell, shtjellon shtëllunga uji duke dashur të thotë: “…jam këtu, nëse unë nuk gje qetësi ajo do tiu mungojë edhe juve..”. Vështirë të kuptohet cilët janë problemet e sajë. Shpesh të ngjan se përpiqet të gjejë mullinjtë e erës që ti qëllojë me top, paçka se asaj nuk i prishin punë as për vendin ku janë dhe as pse bluajnë kur fyn erë. Era del e tepron për të gjithë e megjithatë ajo shqetësohet pse rrotullohen mullinjtë e erës!... Duket se problemi flë brenda nëndetses. Është problem i vjetër që me lindjen e sajë në kantier. Më sa duket celulat e dhënie marrjes së komandave nuk funksionojnë. Janë atrecuar të tilla që vetëm të japin sepse vetëm kështu nëndetësja do të mund të komandohet për gjithë jetën nga një “krah” që është njohur si krahu i të fortëve, i të pamposhturve, i qëndrestarëve. Dhe kështu ka ndodhur, ky krah e ka marrë peng nëndetësen qysh në sekondin e parë të lindjes. Askush nuk guxon të rivalizojë për të marrë të drejtë komande.

Nëndetësja rrezikon të shpërthejë nga mbi tensionimi i ardhur prej “prapësive” të krahut të fortë. Duket se në këtë anije nuk ka një “krah” tjetër, krah të arsyes, të kalkulimit dhe të orientimit drejt molit. Keqformim që në lindje, keqformim projektues e konstruktiv. Armët e ngritura të krahut të fortë kanë provuar që të fitojnë mbi krahun e arsyes gjithherë deri sot. Me sa duket në këtë nëndetëse nuk ka as marinarë dhe as komandantë të formatit patriot si Beqir Gërbi me shokë, të cilët  iu thyen hundët rusëve të pamposhtur dhe e sollën nëndetësen 105 (196) në bazë. Duket së në në PD ende nuk ka lindur ky soj trimash dhe ata që kanë provuar “të jenë” janë mundur me turp më parë se të hyjnë në fushë betejë. Nëse ky soj “luftëtarësh” nuk formohet brenda PD, at’hërë kjo nëndetëse do ndjekë kursin e arratisë deri në një përplasjen fatale. Mëkat i madh por këtu duan ta çojnë ata që e shumë dashurojnë!... Nëse edhe këtë herë do të fitojë krahu i forte, kjo fatkeqësi do të ndodhë në një kohë shumë të afërt. Askush përveç atyre të cilët janë brenda sajë nuk e ka në dorë shpëtimin e nëndetëses e bashkë me të edhe të vetes së tyre. A do të jenë të zotët ta bëjnë këtë?! Të presim dhe të shpresojmë se do ta bëjnë. Kjo jo vetëm për të mirën e kësaj nëndetëseje por edhe për të gjithë neve.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë