Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari denoncon se KESH blen energji me çmim të lartë ndërsa hedh akuza se hidrocentralet nuk po prodhojnë me kapacitet të plotë sepse nuk kanë ku ta çojnë energjinë.
Me anë të një postimi në Facebook, Braimllari thotë se KESH ndodhet në situatë kaosi për shkak të keqmenaxhimit të Kaskadës së Drinit, ndërsa i bëri thirrje SPAK të hetojë atë që e quajti babëzi korrupsioni.
“KESH është në një situatë kaosi nga keqmenaxhimi me dashje të kaskadës së Drinit.
SPAK të hetojë këtë babëzi korrupsioni. Në periudhën më të mirë hidrike në vend KESH vazhdon të blejë energji me çmim shumë të lartë si pasojë e kontratave që ka bërë dhe ndërkohë hidroçentralet nuk po prodhojnë me kapacitet të plotë sepse nuk kanë ku ta çojnë energjinë.
Kaskada e Drinit ka hap portat e shkarkimit duke përmbytur Shkodrën dhe ndërkohë nuk po prodhon me kapacitet të plotë. Kjo është një krizë e thellë keqmenaxhimi që vjen si pasojë e korrupsionit në sistem ku keqmenaxhimi me vetëdije të plotë bëhet vetëm me një qëllim për të grabitur para nga shit-blerja e energjisë. SPAK duhet të hetojë këtë babëzi korrupsioni”, shkroi Braimllari.
Lajmi kryesor:
Reshjet me intensitet të lartë në vend/ Akuzat e opozitës: Qeveria ka blerë energji edhe pse e dinte se do binte shi, 3 milionë euro humbje brenda një jave! SPAK të nisë hetimet
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD akuza ndaj qeverisë: Keni çuar në kolaps sektorin energjetik
13 Nëntor, 16:34
-
PD sulmon Qeverinë për pensionet, Bozdo: Përgjegjëse, i ka hedhur shqiptarëve trutë e gomarit! Pensionet e vendeve të rajonit janë dyfish
24 Tetor, 15:37
-
VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët e bizneset në Sarandë, qytetarët dhe pronarët bëjnë thirrje për ndërhyrje
13 Shtator, 11:37
-
Tepelenë/ Bien gurë nga mali, rruga Bënçe-Lekdush e kalueshme me një sens
13 Shtator, 11:32
-
Zgjedhjet 2025/ Topalli, Spaho e Baçi jashtë drejtimit! Ja lëvizjet brenda PD-së! I qëndruan pranë në ditët më të vështira, si u spostuan mbështetësit e Berishës
5 Shtator, 16:50
-
Namir Lapardhaja: E gjithë lista e dështakëve të Bashës, është rishfaqur te Berisha, duke filluar nga Enno me dy n
4 Shtator, 22:07
-
Zgjedhjet 2025/ Berisha në arrest shtëpie mbledh kryesinë: Protesta deri në krijimin e qeverisë teknike! Caktohen 12 drejtuesit në qarqe! Noka e Paloka në krye të fushatës
4 Shtator, 18:37
-
Mero Baze: Si ja hoqi Berisha vetes monopolin e opozitës
1 Shtator, 22:09
-
Tiranë/ Hodhi molotov në protestën e fundit para bashkisë, ndalohet 29 vjeçari (EMRI)
26 Qershor, 11:22
-
Kreshnik Çollaku konfirmon bashkimin me Berishën: Nuk e refuzoj një dorë të shtrirë, ideja e një fraksioni brenda PD duhet eksploruar
25 Qershor, 09:20
-
Njoftoi largimin, Enkelejd Alibeaj dorëzon në Kuvend kërkesën për të mos qenë më deputet i Partisë Demokratike
24 Qershor, 13:43
-
Basha: Berishës i duhet vula për t’i përdorur demokratët si mburojë para drejtësisë, SHBA e Britanisë
23 Qershor, 19:45