Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë

Trafiku sot nuk njeh më orar piku pasi si të dalësh në mëngjes, si në drekë, e si në darkë, do mbetesh i bllokuar në çdo rrugë të Tiranës. Partia e Lirisë akuzon qeverinë se ka çuar dëm miliona lekë në tendera, për rrugë elektorale të cilat nuk zgjidhin problemin e qytetarëve por vetëm sa ia vështirësojnë jetën.

Ndërkohë të ardhurat e buxhetit të shtetit kanë përfunduar në xhepat e oligarkëve dhe kientëve të qeverisë, denoncoi sot Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja.

Trafiku sot nuk njeh më orar piku pasi si të dalësh në mëngjes, si në drekë, e si në darkë, do mbetesh i bllokuar në çdo rrugë të Tiranës. Transporti publik është një katastrofë e vërtetë. Qytetarët detyrohen të presin pafund nëpër stacione, urbanët, të cilët vijne plot e për plot totalisht jashtë kapaciteteve të tyre.

Kjo situatë sjell vonesa në lëvizje, stres për qytetarët dhe ndotje të ajrit, duke ndikuar negativisht në cilësinë e jetës. Një nga faktorët kryesorë që kontribuojnë në këtë problem është infrastruktura e pamjaftueshme.

Sepse  narkoshteti dhe narkoqeveria çojnë dëm qindra miliona euro tendera, për rrugë të florinjta, rrugë që kanë nisur e s’dihet se kur do mbarojnë, rrugë që nisen tani për të qënë pjesë e premtimeve elektorale boshe të vitit të ardhshëm dhe rrugë që sapo ndërtohen bëhen të pakalueshme për qytetarët për shkak të cilësisë skandaloze.

Buxheti i vitit 2024 parashikonte fondin për rrjetin rrugor, transportin, urbanistikën dhe shërbimet publike vendore në masën  12,2 mld leke.

Nga kjo kuptojmë fare thjeshtë se kjo shifër mbeti thjesht një parashikim se për sa kohe jemi në këtë gjendje kuptohet që fondet e këtij viti që po lëm pas, përfudnuan në xhepat e oligarkëve dhe kientëve të qeverisë.

Ndërkohë, buxheti i vitit 2025 për rrjetin rrugor, transportin, urbanistikën dhe shërbimet publike vendore ka planifikuar një fond prej 14,9 mld lekë, denoncoi sot Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim