Partia e tij humbi zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski jep dorëheqje nga drejtimi i LSDM-së

Partia e tij humbi zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski jep dorëheqje nga drejtimi i LSDM-së

Dimitar Kovaçevski

Dimitar Kovaçevski njoftoi sot dorëheqjen nga pozita e kryetarit të partisë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM). 

Para Këshillit të Përgjithshëm të LSDM-së, Kovaçevski e arsyetoi aktin me disfatën e thellë të partisë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën më 8 maj.

Kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski, u mposht nga Gordana Silanovska-Davkova nga VMRO DPMNE, me një dallim prej 300 mijë votash. Edhe në zgjedhjet parlamentare, LSDM-ja pësoi disfatë të thellë duke arritur të marrë vetëm 18 mandate të deputetëve, kundrejt 58 sa fitoi VMRO-ja.

“Në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, LSDM-ja pësoi një disfatë, duke marrë një goditje të rëndë, jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga simpatizantët, disa nga rryma brenda partisë, si dhe disa nga anëtarë të partisë të organizuar në një tjetër subjekt politik”, tha Kovaçevski duke kërkuar edhe nga drejtuesit e tjerë të lartë të partisë që të japin dorëheqje, shkruan /REL/

Kovaçevski kërkoi nga organet drejtuese të LSDM-së që të mbahet një kongres, në të cilin do të analizoheshin rezultatet e zgjedhjeve dhe më pas do të mbaheshin zgjedhjet brendapartiake për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të kësaj partie.

“Hapi i parë në konsolidimin e LSDM-së duhet të jetë rindërtimi i matricës ideologjike dhe vlerave socialdemokrate për të bashkuar të gjitha forcat progresive të qendrës së majtë në vend. Hapi i dytë është ndryshimi i thellë kadrovik dhe krijimi i një potenciali të fortë dhe së fundi, reforma në strukturën organizative të partisë”, tha Kovaçevski.

Kovçevski drejtimin e LSDM-së e mori nga ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili dha dorëheqje në vitin 2021 pas disfatës së thellë të kësaj partie në zgjedhjet lokale.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë