Partia Nisma në Kosovë akuza Albin Kurtit: Nuk po mbron ish-krerët e UÇK që janë në Hagë

Partia Nisma në Kosovë akuza Albin Kurtit: Nuk po mbron ish-krerët e UÇK që janë në Hagë

Partia Nisma në Kosovë ka hedhur akuza kundër Kryeministrit Albin Kurti se nuk ka vepruar  për të mbrojtur për ish-krerët e UÇK-së që po akuzohen në Hagë. Në një konferencë për mediat sekretari i Nismës, Bilall Sherifi u shpreh se kur Kurti ishte në opozitë fliste ndryshe nga tani që është në pushtet dhe sipas tij kreu i qeverisë nuk po bën asgjë për të mbrojtur ish-krerët e UÇK-së. Nisma i ka kërkuar Kurtit që të realizojë ato që ka deklaruar sa ishte në opozitë.

“Shteti i Kosovës duhet të organizojë dhe ta koordinojë mbrojtjen e të pandehurve, ata e pamë, kanë avokatët e tyre secili, mirëpo nevojitet bashkërendim nga shteti’. Ky ishte konstatimi i parë i Albin Kurtit, tash Nisma Socialdemokrate shtron pyetje publike, përse Albin Kurti heshti tërësisht gjatë procesit kur Gjykata Speciale duhej të vendoste lidhur me kërkesën e avokatëve për mbrojtjen në liri, të përfaqësuesve të lartpërmendur të UÇK-së dhe përse nuk bashkërenditën së bashku me avokatët ashtu që deklaroi si përfaqësues i opozitës strategjinë e nevojshme për t’u siguruar atyre të mbroheshin në liri”, tha sekretari i Nismës.

Më herët zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se Kosova nuk mund të shërbejë si garantuese për lirimin me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi garancia nuk kërkohet nga shteti amë. Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Aktualisht ata ndodhen prej 7 muajsh në qendrën e paraburgimit në Hagë. Edhe pse avokatët mbrojtës kanë kërkuar disa herë lirimin me kusht të tyre, Gjykata Speciale ka hedhur poshtë mundësinë. Kadri Veseli është i vetmi që ka marrë tri ditë lirie për të takuar babain e sëmurë në Mitrovicë


Lajmi kryesor:

Qeveria e Kosovës nuk garanton lirimin me kusht për të akuzuarit në Hagë


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja