Në prag të protestës të njoftuar si kombëtare më 28 nëntor, një grup të rinjsh qw u shfaqën si përfaqësues të studentëve dhe njoftuan dje  për herë të parë nismën për të krijuar një parti politike “Të bashkuar për Shqipërinë”.

Por mesa duket kjo nismë nuk është pritur mirë nga pjesa tjetër e protestuesve 'Flamingo'. Njëri prej tyre madje e ka ironizuar teksa qëndronte mbrëmë para Kryeministrisë.

Protestuesi Ilir Xhemalaj e cilëson si thika pas shpine,teksa shprehet se në fund ata që po ndërmarrin këtë hap do dalin me 'petale të vyshkura'

“E dëgjuat lajmin është hapur parti e re, në 10 studentë, 7. Se kuptoj këto thika pas shpine para protestës së 28 nëntorit. Këto partirtë që lulëzojnë nga uji i Ramës  do të dalin me lule të vyshkura.

Ne këtë shesh kemi thënë pa parti, deri në 28 ku ne kemi betejën e fundët. Kanë harruar një detaj që ne jemi këtu jemi për Shqipërinë jo për partinë. Çdo parti që lulëzon me ujin e kroit të Ramës do të dalë me petale të vyshkura, kijeni parasysh këtë gjë”, thotë Ilir Xhemalaj