Partitë 42 ankimime në KQZ, LSI 
Vorën, PD Tepelenën e Kurbinin

Partitë 42 ankimime në KQZ, LSI <br />Vorën, PD Tepelenën e Kurbinin
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të marrë në shqyrtim të paktën 42 ankimime për procesin zgjedhor, të depozituara jo vetëm nga partitë politike por edhe nga kandidatët e pavarur për bashki të ndryshme në vend. Një jave pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, partitë politike i drejtohen KQZ me ankesat e tyre para se sa ky institucion të bëjë certifikimin e rezultatin zgjedhor.

Sot pritet që KQZ të hedhë shortin për ankimimin e LSI për bashkinë e Vorës, e cila e konteston procesin atje pasi i është drejtuar edhe prokurorisë për regjistrimet fiktive në këtë bashki. Sipas LSI janë 600 persona të cilët janë regjistruar në mënyrë fiktive e që mund të kenë rol në rezultatin zgjedhor ku u shpall fitues me rreth 200 vota kandidati i së djathtës Fiqiri Ismaili përballë kandidatit të majtë Luan Sallaku.
 
Po ashtu Partia Demokratike i është drejtuar KQZ me dy kërkesa ankimore për Tepelenën dhe Kurbinin për të cilat kërkohet përsëritja e zgjedhjeve.
 
Në Tepelenë, demokratët ankimuan gabimin në shtypjen e fletës së votimit ku kandidati i djathtë mbante të njëjtin numër rendor si ai i majti dhe kjo sipas demokratëve ka ndikuar në rezultatin zgjedhor.
 
Të njëjtën kërkesës për ripërsëritje të zgjedhjeve ka depozituar edhe kandidati i pavarur për këtë bashki. Ndërsa për bashkinë e Kurbinit, demokratët i janë drejtuar KQZ me kërkesën për ripërsëritjen e zgjedhjeve për shkak se zgjedhjet në këtë zonë u bënë pavarësisht se PD nuk do të shkojë në zgjedhje me kandidatin e dorëhequr Altin Biba.
 
Ankimimet nga partitë e tjera politike janë depozituar për bashkinë Mat, Klos, Ura Vajgurore etj, ku kontestohet rezultati i publikuar në tabelën përmbledhëse të KZAZ përkatëse.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës