Partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës bëhen bashkë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

TIRANE- Përfaqësuesit politikë nga partitë shqiptare të Luginës së Preshevës do të bëhen bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi. Ky bashkim u prezantua ditën e sotme nga ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i cili priti në një takim, në Tiranë këta aktorë politikë.  

Cakaj shpjegoi se kjo listë, e cila bazohet në parime të qarta programore, do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare - Lugina e Bashkuar”.  Nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, për herë të parë, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program, sa herë do të jenë në pyetje parimet kombëtare dhe çështja e Luginës së Preshevës. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon bashkimin e palëve për të siguruar një përfaqësim sa më të lartë dhe për të krijuar një pozicion sa më të fuqishëm prej zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Cakaj vlerësoi arritjen e kësaj marrëveshjeje ndërsa sa i takon funksionit që do të ketë kjo marrëveshje ai shtoi se lista do të ketë në fokus ngritjen e shqetësimeve me të cilat përballen shqiptarët e Luginës, duke filluar nga arsimi në shqip, përdorimi i lirë e i hapur i simboleve kombëtare, si dhe rritja e përfaqësimit në institucionet shtetërore.” 

Ai vijoi fjalën e tij, duke siguruar se shqetësimet e shqiptarëve të Luginës, në të njëjtën kohë, janë edhe shqetësime të Qeverisë së Shqipërisë. Prandaj, Cakaj shprehu se Qeveria e Shqipërisë do të angazhohet pakursyer për të mbështetur listën e përbashkët të Luginës së Preshevës e afirmuar parimet politike të saj.

"Kjo marrëveshje është unike nëse shihet në rrafshin e zhvillimeve në tre vitet e fundit në Luginën e Preshevës. Sot për herë të parë në pluralizmin politik, PPD dhe disa parti të tjera kanë vendosur të bëhen bashkë. Marrëveshja e sotme është sa politikisht domethenëse. Nga pikëpamja kombëtar sot partitë kanë vendosur të tejkalojnë interesa personale duke u bërë një shembull i bashkimit të shqiptarëve. Ato janë bërë bashkë për të gjetur gjuhën e përbashkët për të mirën e shqiptarëve. Ata kanë vendosur një emër teknik me dy elemente. Ky është një kompromis që reflekton identitetin e Luginës së Preshevës.

Shqetësimet e shqiptarëve të Luginës janë edhe i qeverisë së Shqipërisë. Qeveria e Shqipërisë nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të mbështetur këtë projekt. Palët do të vazhdojnë të artikulojnë dallimet e tyre partiake, megjithatë i inkurajoj të gjitha palët të rrisin unitetin e tyre. Palët do të veprojnë si një trup i vetëm. Gjatë këtij viti ne kemi marrë një varg masash në shërbim të ndërlidhjen në Luginën e Preshevës. Si masë shtesë për të rritur ndërveprimin me Shqipërisë dhe Luginës kemi bërë kërkesën për hapjen e një konsullate të përgjithshme në këtë zonë. Në vrazhdën e kësaj fryme ne jemi duke punuar për finalizimin e projektit për fondin për Luginën e Preshevës. Si rrjedhojë e kësaj klime ne sot deklarojmë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare shqiptarët do të garojnë me një listë të vetme", tha Gent Cakaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?