Partizani denoncon ndeshjen me Lushnjën: Gjyqtarët, në Prokurori!

Partizani denoncon ndeshjen me Lushnjën: Gjyqtarët, në Prokurori!

Nga ndeshja Lushnja-Partizani

Partizani nuk arriti të merrte më shumë se një barazim 1-1 ndaj Lushnjës në transfertë dhe tani rrezikon shumë pjesëmarrjen në Evropë, kur mbeten edhe 5 javë nga fundi.

Sipas të kuqve, barazimi u ndikua shumë edhe nga vendimet e gjyqtarit Blerim Ziri, i cili u anuloi një gol të rregullt të kryeqytetasve, ndërkohë që mohoi në penallti për ta dhe akordoi një penallti për Lushnjes.

Nëpërmjet një komunikate në rrjetin social “Facebook”, klubi i Partizanit ka reaguar ndaj vendimeve të gjyqtarit Ziri i ndihmuar nga asistentët Veseli e Burgu, duke kërcënuar se këta arbitra do të denoncohen në instancat më të larta, si Prokuroria dhe UEFA.

 

Duke vlerësuar rezultatet dhe paraqitjet që skuadra ka shfaqur në ndeshjet e fundit, të cilat kurrsesi nuk janë aspak të denja për emrin e madh dhe fanellën e rëndë që përfaqëson Partizani, Klubi i kërkon publikisht ndjesë tifozërisë së tij.

Sidomos barazimi i fundit 1–1 ndaj Lushnjës, luajtur në stadiumin “Roza Haxhiu“,nuk mund të ketë asnjë justifikim nga stafi dhe lojtarët për sa i përket kundërshtarit , rezultatit dhe lojës që ekipi prodhoj në fushë.

Me tendenencë për të penguar lojrat dhe rezultatet pozitive ku skuadra po garonte denjësisht, në javët e fundit vendimet arbitrare kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në rezultatet e ekipit.

Përgjatë një prononcimi të fundit Shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Lysien Nurishmi, ka deklaruar “Nëse Partizani do ta kishte mbyllur ndeshjen me shumë gola, nuk do të flitej kaq shumë”.

Duam t’i kujtojmë Z. Nurishmi se, pavarësisht vendimeve tendencioze, të cilat kanë ndikuar jo pak në rezultatet e skuadrës, klubi në daljet publike për mediat për asnjë moment nuk ka kontestuar apo të replikuar vendimet e dyshimta në takimet e fundit, duke ia lënë gjithçka mediave t’i pasqyrojnë dhe reklamojnë vendimet e arbitrave.

Por pas episodeve të turpshme të ndodhura në takimin ndaj Lushnjës është e patolerueshme që të mos reagojmë ndaj treshes së gjyqtarëve Veseli–Burgu me kryesor Blerim Ziri, të cilët me vendimet e tyre kanë dhuruar skandalin e radhës në futbollin shqiptar duke vijuar të dëmtojnë skuadrën përgjatë këtij sezoni futbolistik.

Për të gjitha episodet e ndodhura në takimin Lushnja–Partizani ,që i gjithë opinion sportiv ka mundur t’i ndjekë nëpërmjet trasmetimit live dhe të pasqyruara në të gjitha mediat, klubi denoncon fuqishëm dhe akuzon publikisht vendimet skandaloze të gjyqtarëve.

Presidenti Demi e konsideron gjykimin e kryesorit Ziri maskaradën e radhës që arbitrat kamikazë të përcaktuar dhe dirigjuar nga Federata Maskaradë e Futbollit vijojnë të dëmtojnë, penalizojnë imazhin dhe investimet e mëdha financiare, duke kompromentuar seriozisht pjesëmarrjen e skuadrës në Kupat e Europës.

Nga dita e hënë Klubi do të ndjek nëpërmjet Zyrës Juridike të tij të gjitha rrugët ligjore për të denoncuar të gjithë këta gjyqtarë palaço në instancat më të larta të shtetit, Prokurori si edhe në UEFA.

Presidenti Demi është i vendosur të mos toleroj kurrsesi këta arbitra kamikaze të nëpërkëmbin imazhin dhe investimet e klubit. Partizani do të vazhdoj të konkurrojë ndershmërisht në kampionat gjë që e ka treguar në çdo ndeshje”. 

Deklarata për shtyp e Partizanit

 

 

Reagimi i Partizanit në Facebook

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve

Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve