Partizani do të nisë sot aventurën
europiane ndaj Slovan Bratislava

Partizani do të nisë sot aventurën<br />europiane ndaj Slovan Bratislava
Pas emocioneve të kombëtares në Euro 2016 tifozët shqiptarë tani do t’I kthejnë sytë nga klubet shqiptare që fillojnë aventurën europiane. Europa League ka filluar fazën eleminatore dhe skuadart tona zbresin në fushë. Sfidat europiane fillojnë me Partizanin, Kukësin e Teutën, në raundin e parë të Europa League, duke shpresuar që vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv t’i hapë dritën jeshile dhe Skënderbeut për turin e dytë paraeliminator në Champions.

Starova në stol
Sot në orën 18.00 të kuqtë shpresojnë që në “Elbasan Arena” t’i bëjnë një nisje të mirë aventurës europiane, ndryshe nga një vit më parë me Stromsgodet. Me ndryshime të rëndësishme në formacion, pa Filipen, Fazlliun, e Bicajn dhe Sukajn jashtë formë natyrisht që nuk do të jetë e lehtë përballë një skuadre cilësore si Slovan Bratislava, por gjithsesi futbolli është i bukur sepse jo gjithmonë është i parashikuar.

Edhe pse në letër ka përballë një prej kundërshtarëve më të vështirë të mundshëm në eliminatoret e Europa League, Partizani synon rezultat pozitiv në ndeshjen e së martës, ku kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë.

Partizani do të drejtohet në këtë ndeshje nga Sulejman Starova. Këshilltari i presidentit Demi do të drejtojë stolin e të kuqve në sfidën e parë me Slovan Bratislavën, në pritje të zyrtarizimit të trajnerit italian Adolfo Sormani.

Ai u ankua për faktin se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë e penalizoi Partizanin, që ndeshjen e parë duhet ta përballojë me kontingjentin aktual. “Ne u përgatitëm në dy drejtime, për Europa League dhe për Champions.

Do të ishte një avantazh të luanim në Kupën e Kampioneve, sepse ndeshjet aty fillojnë më datë 12 Korrik dhe skuadrat kanë mundësi të përforcohen në merkato, ndërsa në këtë periudhë është e pamundur të kryesh federime të reja.

Kjo nuk ndodhi dhe ne do ta përballojmë me këtë kontiongjent që kemi. Unë trajner në ndeshjen e parë? Emrin e trajnerit Sormani e kemi bërë të ditur, sipas bisedimeve të fundit besoj se do të afrohet sa më shpejt, merkato hapet në datën 1 Korrik dhe besoj se mund të jetë e mundur”. Për ndeshejn e sotme Starova ka dekalruar se Partizani do të synojë për një rezultat pozitiv.

“Slovan është një skuadër që vazhdimisht luan në kupat e Europës, nëse ju kujtohet ka luajtur edhe kundër Napolit në fazën e grupeve. Janë një skuadër që kanë në kontingjent dy lojtarë të kombëtares sllovake dhe një sulmues hungarez, të cilët ishin në Kampionatin Europian.

Partizani është përgatitur për ta përballuar këtë kundërshtar dhe të gjithë do të japin maksimumin. Synojmë rezultat pozitiv dhe dëshirojmë të fitojmë, por më e rëndësishme është që në ndeshjen e parë të mos pësojmë gol dhe në këtë këndvështrim edhe barazimi 0-0 do të ishte i pranueshëm”, deklaroi Starova


Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen