Partizani e largoi si të padëshiruar, Vllaznia futet në garë për sulmuesin

Partizani e largoi si të padëshiruar, Vllaznia futet në garë për sulmuesin

Remzifaik Selmani

Remzifaik Selmani u largua nga Partizani pas vetëm gjashtë muajsh në klubin e kuq. 26-vjeçari nga Tetova nuk mundi të gjente hapësira te kampionët e Shqipërisë dhe tanimë është në kërkim të një tjetër ekipi për të vijuar karrierën.

Janë shkodranët e Vllaznisë që kanë hapur sondazh për shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, duke e dashur në ekip. Palët duket se kanë nisur negociatat dhe gjithçka mund të arrihet në ditët në vijim, me anësorin e sulmit që është lojtar i lirë.

Me një karrierë të pasur edhe në Hungari, Selmani ka qenë pjesë e Ujpest dhe Mezokovesd në këtë vend. I dalë nga moshat e Renovës, sulmuesi spikati te Shkëndija dhe më pas te Llapi në Kosovë. Duket se në Shkodër janë të gatshëm të afrojnë një lojtar të afirmuar për sulmin, duke i dhënë Memellit një mundësi më shumë për fazën e avancuar.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja