Partizani e Tirana largohen nga Kupa
Kupa e Shqipërisë si radhë herë nuk do të ketë në udhëtimin e saj asnjërën nga ekipet e kryeqytetit, pasi edhe Tirana me Partizanin janë eliminuar.
Kupa e Shqipërisë si radhë herë nuk do të ketë në udhëtimin e saj asnjërën nga ekipet e kryeqytetit, pasi edhe Tirana me Partizanin janë eliminuar. Të dy ekipet e kryeqytetit janë larguar me shije të keqe nga kompeticioni i dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.
Partizanit i ka kushtuar shumë barazimi pa gola në ndeshjen e parë, pasi në ndeshjen e kthimit ka humbur në Vllazninë në ‘Loro Boriçi’ me rezultatin minimal 1-0 duke i dhënë lamtumirën Kupës shumë shpejt.
Koha e rregullt mes dy ekipeve ka përfunduar pa gola duke e dërguar gjithçka në shtesë, aty ku vendasit përfitojnë duke shënuar golin e vetëm te ndeshjes me Tafilin dhe vazhduar më tej në raundin tjetër, teksa Partizani duhet të mbledhë forcat për kampionatin. Tirana ka qenë më pranë kualifikimit në Kupë, pasi ka arritur që të kthejë rezultatin e ndeshjes së parë, por nuk ka arritur ta mbajë rrjetën të paprekur deri në fund.
Për humbjen 1-0 në Lushnje mendon Karabeci që rikthen barazpeshën në pjesën e parë. Goli i jep zemrës Tiranës për që tenton të shënojnë edhe më shumë, por nuk arrin që të finalizojë në metrat e fundit.
Pjesa e parë, e dytë dhe shtesa e parë mbyllen me avantazhin e bardhebluve, por në shtesën e dytë, atëherë kur mendonin se po shkonin drejt penalltive për të përcaktuar fituesin ndëshkohen nga Canka që barazon rezultatin në të 118’ duke eliminuar vendasit dhe dërguar Lushnjen në turin tjetër.
Në takimet e tjera , në grupin A, Skënderbeu fitoi 2-0 ndaj Mamurrasit, me të njëjtin rezultat Teuta mposhti Shkumbinin, ndërsa Laci fitoi 4-2 ndaj Besës. Në Grupin B, Kukësi përmbysi humbjen 1-0 të sfidës së parë me Apoloninë, duke fituar 4-0 në Tiranë, Flamurtari kaloi pa shumë vështirësi 4-2 Tomorin, Kastrioti - Bylis fitoi 2-3.
Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë dhurojën përplasje të forta si: Flamurtari – Vllaznia, Laçi-Skënderbeu, Bylis- Kukësi dhe Lushnja –Teuta.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4448
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09