TIRANË, 8 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ - Derbi i 140-të i kryeqytetit, Partizani-Tirana është mbyllur me rezultatin 2-0.
Mes atmosferës elektrizuese të dhuruar nga të dyja tifozeritë skuadrat kanë dhuruar një lojë të bukur dhe me mjaft ritëm.
Por, kanë qenë të kuqtë ata që kanë gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e parë të ndeshjes. Nexhipi nga krahu i djathtë i sulmit për kroson në zonë. Aty ndodhet Raçiç, i cili shqetëson Frashërin, por nuk prek topin, që përfundon në rrjetë.
Derbi i 140 Partizani- Tirana Foto:Agim Dobi
Në sekondat në vijim janë sërish të kuqtë që bëhen më kërkues. Në minutën e 11-të është lojtari i Tiranës Ndikumana që ndërhyn keq në dyluftim me Fejzullahun dhe 11-metërsh për të kuqtë. Është Mentor Mazrekaj që merr përsipër ekzekutimin e kësaj penalltie dhe shënon golin e dytë. Ky 11-metërsh u kontestua nga lojtarët bardheblu, megjithatë gjykimi nuk ndryshoi mendim.
Pas rezultatit 2-0 bardheblutë hidhen në sulm. Bakaj, Taku e Ndikumana kërcënojnë portën e Partizanit, por Alban Hoxha qëndron në lartësinë e duhur. Edhe në minutat e mbetura të fraksionit të parë të lojës rezultati mbetet i njëjtë, 2-0 për të kuqtë. Por, bardheblutë krijojnë më shumë volum loje dhe pothuajse e mbyllin Partizanin para portës së tij. Ndërkaq, sulmuesi Bushiç humbet disa raste përpara portës.

Në pjesën e dytë të ndeshjes Tirana krijon volum loje, por është një skuadër pa ide. Nga ana tjetër, Partizani mbyllet në mbrojtje dhe bën lojë cinike. Ndërsa të kuqtë nuk harrojnë të kundërsulmojnë.
Tifozeria interes i madh dhe dekor i 'zjarrtë'
I jashtëzakonshëm ishte interesimi për këtë takim. Shifra që kalojnë 13 mijë të pranishëm në "Qemal Stafa". Përsa i përket atmosferës, tifozët e të dyja skuadrave e kanë "ndezur" stadiumin. E veçanta në këtë derbi ishte hyrja jo vetëm me bileta, por edhe me kartë identitetit. Çka do të thotë se masat e sigurisë që ishin marrë për këtë takim ishin nga më të lartat e marra më parë për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e një takimi kampionati. Përveç tifozëve të shumtë, në stadium janë parë edhe disa ministra të qeverisë dhe deputetë të parlamentit.Partizani-Tirana

Dron në stadium me mbishkrimin FSHF=UEFA
Në minutën e 67´ të takimit, një tifoz i paidentifikuar ka lëshuar një pankartë mbi stadiumin "Qemal Stafa", të lidhur me një dron si ai që kemi parë në ndeshjen Serbi - Shqipëri në stadiumin "Partizani" të Beogradit.
Në të janë të paraqitur presidenti i UEFA-s, Michel Platini bashkë me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, duke u puthur. "F$HF = UEURFA" shkruhet poshtë dy portreteve.
Në stadium edhe gazetari i SKY Sport Gianluca Di Marzio
Gazetari i famshëm i merkatos në televizionin Italian SkySport, Gianluca Di Marzio Di Marzio ka takuar presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka
Gazetari i famshëm i merkatos në televizionin Italian SkySport, Gianluca Di Marzio ishte sot i pranishëm në derbin e 140 të kryeqytetit. Di Marzio ka takuar më parë edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka i cili i ka dhuruar gazetarit italian një faneëllë të Kombëtares shqiptare të futbollit me numrin 10.
/Shqiptarja.com