Partizani nis 'arratisjen' nga Korça, sot Dinamo pret Bylisin! Në 'Niko Dovana' luhet Teuta - AF Elbasani

Superliga e futbollit në Shqipëri do zhvillojë këtë mbrëmje dy ndeshjet e fundit për raundin e 11-të.

Në 17:00 Dinamo luan kundër Bylisit në "Elbasan Arena", me djemtë e Ilir Dajës që si vendas kërkojnë të dalin te tri pikët pas dy barazimeve radhazi. Po në këtë orar, në "Niko Dovana" të Durrësit luhet Teuta - AF Elbasani.

Të mërkurën, Tirana humbi 3-4 me Vllazninë në "Roza Haxhiu" të Lushnjës, aty ku tifozët bardheblu u bënë protagonistë dhe me një flakadan dëmtuar tre nga lojtarët shkodranë, me Malën që u desh të shkonte edhe në spital për ndihmë të specializuar.

Laçi surprizoi 2-0 Egnatian, ndërsa në Korçë ishte Partizani që mposhti 0-2 Skënderbeun për të nisur "arratinë" në krye të renditjes.

Superliga, java 11-të:

E mërkurë

14:00 Tirana 3-4 Vllaznia

14:00 Laçi 2-0 Egnatia

17:00 Skënderbeu 0-2 Partizani (Bintsouka 2x)

E enjte

17:00

Dinamo - Bylis

Teuta - AF Elbasani

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
Presin Bylisin, Ilir Daja: Dinamo e ka detyrim rikthimin te fitorja

Dinamo dhe Bylis luajnë sot në orën 17:00 për raundin e 11-të në Superligë. Për mediet foli Ilir Daja, me trajnerin e Dinamos që kërkon tri pikët pas barazimeve kundër Tiranës dhe Egnatias.

“Po të shikosh pikëzimin e klasifikimit, është shumë i ngjeshur dhe nuk ka diferenca mes ekipit të vendit të parë dhe atij që është në vend të fundit. Këtë e kanë treguar këto javë. Bylisi ka entuziazëm pas fitores në fushën e tij, por edhe ne jemi të detyruar të kthehemi të fitorja.

Nuk kemi mbivlerësuar dhe nuk kemi nënvlerësuar asnjë ekip. Edhe Bylisin do ta respektojmë, por duhet të jemi ne drejtuesit e lojës, që të kthehemi te fitorja.

Kemi mungesat e dy mbrojtësve Hoxha dhe Muzek, të tjerët janë dispozicion. Mund të kemi ndonjë ndryshim në formacionin startues. Aliji ka bërë shumë mirë në pozicionin e qendërmbrojtësit dhe ne mendojmë se nuk kemi pse të ndryshojmë diçka për të provuar një gjë të re.

Ndeshjet në përgjithësi nuk kanë pasur goleada, janë fituar me diferencë të ngushtë golash. Nuk është pjesë vetëm e sulmit kur nuk je rezultativ para portës. Ajo që duhet të bëjmë është t’i çojmë lojtarët tanë sa më afër portës kundërshtare me manovrën e sulmit. Nga filozofia që kemi ne, loja fillon nga poshtë dhe këtu e kemi pasur problemin më të madh se sa realizmin e golave nga sulmi.

Ndeshjet duhet t’i marrë një nga një, siç është një shprehje e përhershme. Nuk ka kohë për të menduar për ndeshjen pasardhëse dhe jemi fokusuar te Bylisi, që nuk është i lehtë. Do të na pëlqente që përveç fitores të bënim edhe një lojë më të mirë se deri tani”, ka thënë mes të tjerash Daja. Me 16 pikë Dinamo ndodhet në vendin e katërt.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin