Partizani rikthehet te fitorja, Teuta 'i liron' vendin Flamurtarit

Partizani është rikthyer te fitorja, duke mundur me rezultatin 2-0 Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superligës. Goli i Belicës në minutën 26 të këtij takimi dhe penalltia e ekzekutuar ashtu siç duhet e Asanit, i dhanë  tre pikë shumë të rëndësishme të besuarve të Skënder Gegës, që fitojnë pas një humbje të madhe në shtëpi me Luftëtarin. Kështu, "të kuqtë" qëndrojnë rehat në krye të tabelës së klasifikimit, me një diferencë të thellë ndaj vendit të dytë, Kukësi, me 9 pikë.  

Nga ana tjetër, Teuta ka kohë që nuk po e ndjen më "shijen " e fitores". "Djemtë e detit" vijojnë të kenë një ecuri negative në Kampionat. Këtë herë u mundën nga Flamurtari me rezultatin 3-1.

U kanë mjaftuar vetëm 2 minuta lojë vendasve për të kaluar në avantazh. Ishte Ribaj që ai që shënoi golin e parë për vlonjatët dhe më pas Sukaj dhe Batha vulosin fatin e këtij takimi. Goli i Traore Boubacar ishte i pamjaftueshëm për Teutën që të ruajë pozicionin në tabelë, duke zbritur kështu një vend më poshtë e për t'ia lënë vendin Flamurtarit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja