Partizani dhe trajneri Orges Shehi mbyllën para disa ditësh bashkëpunimin, me trajnerin që u largua pas aventurës në Kupat e Europës.
Tashmë, drejtuesit e kuq kanë nisur nga puna për të emëruar teknikun që do të drejtojë ekipin në sezonin e ri, edhe pse përkohësisht skuadra është nën drejtimin e drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj.
Zbulohet se “Demat e Kuq”, kanë hedhur “grepat” për të joshur trajnerin aktual të Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, që sezonin e shkuar spikati me korçarët duke i renditur në “Final 4”.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Vlen të theksohet fakti se trajneri serb është nën kontratë me korçarët dhe kalimi te Partizani duket një mision i vështirë.
45-vjeçari është në krye të Skënderbeut prej dy vitesh duke i ngjitur bardhekuqtë në Superiore pas rënies në Kategorinë e Parë, ndërsa në sezonin e fundit arriti t’i çonte korçarët mes katër ekipeve më të mira.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)