Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar me anë të faqes së tij afrimin e sulmuesit ganez, Emanuel Mensah. Klubi i kuq ka bërë të ditura detajet e kontratës së lojtarit, që më parë është aktivizuar me Laçin në kampionatin shqiptar, ndërsa sezonin e fundit është aktivizuar në Greqi me Kerkyran.
Partizani fuqizon kështu sulmin me lojtarin 24-vjeçar, që është një alternativë më shumë për trajnerin Skënder Gega. Mensah ka firmosur një kontratë 1+1.
NJOFTIMI I PARTIZANIT
Emanuel Mensah është përforcimi i radhës. Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin ganez, i cili i bashkohet të kuqve në prag të edicionit të ri futbollistik.
24 vjeçari ka firmosur sot një kontratë 1+1 me Partizanin. Sulmuesi ganez rikthehet në Kategorinë Superiore pas eksperiencës së mëparshme me ekipin e Laçit në sezonin 2016-2017.
Së fundmi, Mensah ishte pjesë e kampionatit helen me ekipin AOK Kerkyra. Menjëherë sulmuesi i është bashkuar ekipit duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Gega.